Statujës së Tina Turner i mbetën vetëm këpucët, disa persona i hipën në shpinë për të bërë foto dhe e shkatërruan

Statujës së Tina Turner i mbetën vetëm këpucët, disa persona i hipën në shpinë për të bërë foto dhe e shkatërruan

Këpucët e mbetura nga statuja e Tina Turner

DURRËS- Pas lajmit të publikuar në Shqiptarja.com, se statujës së Tina Turner i kishin mbetur vetëm këpucët, Report Tv ka mësuar se ajo është dëmtuar dhe për pasojë është hequr me qëllim nga Bashkia e Durrësit.

Disa persona, me qëllim daljen në fotografi te instalacioni i këngëtarëve të rrokut, i kanë hipur në shpinë statujës së Tinës duke e rrëzuar përdhe e duke e dëmtuar në disa vende. Kanë qenë punonjësit e bashkisë më pas që e kanë transportuar statujën e dëmtuar. Po sipas burimit të bashkisë, duke nisur nga dita e nesërme, do të thirren specialistë të fushës për të parë nëse është i mundshëm riparimi i saj apo jo.

Report Tv solli ditën e djeshme një foto teksa shihet që në mesin e “shoqeve dhe shokëve” prej bronzi që zbukuronin shëtitoren, aty mungonte mbretëresha e “Rock 'n' Roll". Kjo statujë si edhe të 3 yjeve të tjerë të viteve '80 janë vepra të autorëve Qazim Kërtusha, Ilmi Kasemi, Arben Pajo dhe Dylber Neziri. Qytetarë e pushues, jo vetëm që i soditin këto skulptura, por edhe pozojnë me to pasi  janë me gjatësinë e një shtati njeriu dhe krijojnë afrimitet sepse janë të vendosura direkt në shesh e jo në platforma apo piedestale të larta sikurse ngjet rëndom.

Kjo nuk është hera e parë që papërgjegjshmëria e disa personave kanë sjellë në shkatërrimin e statujave të tilla. Disa vite më parë, persona të panjohur shkulën bustin e skulptorit Sabri Tuçi prej vendit ku ishte vendosur për ta shitur për skrap. Vepra u riderdh sërish.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:32
FOTOLAJM/ Si “u zhduk” Tina Turner? Një fëmijë i hipi mbi shpinë për të bërë foto, statuja thyer ra mbi vajzën e vogël, e cila përfundon në spital

Mësohet arsyeja e vërtetë se pse ‘u zhduk’ statuja e Tina Turnër në shëtitoren "Taulantia" të Durrësit. Sipas një denoncimi të publikuar nga JOQ një familje thotë se një vajzë e vogël duke bërë foto dhe statuja i ka rënë sipër.

“Përshëndetje, Duke i bere foto fëmijës i bie sipër statuja gjysme e thyer. Fëmija me dëmtime ne koke dhe gjithë trupin. TMERR”, thuhet në denoncim.

Megjithatë duket se fëmija  ka qenë mbi statujën, e cila nuk ka rezistuar.

Momenti kur statuja bie mbi vajzën
Fëmija në spital
B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 26/09/2022 01:38

    Jane te njejtet injorante qe shkaterruan dhe mermerin e shkelqyer te piramides duke rreshqitur mbi te.Ne bote kur ndodhin demtime te ngjashme te veprave te artit,autoritetet sjellin ndjekje penale dhe gjoba te renda.Ne kete rast meqe kemi te bejme me femije,nje gjobe e majme per familjen dhe nje paralajmerim jane me se te domosdoshme,qe kjo vajze dhe te tjere si kjo as te mos u shkoje me ne mendje t'ju afrohen monumenteve,jo me t'ju hipin siper.Nga njoftimi qe jep familja,duket nje perpjekje per manipulim te opinionit dhe org.ligjzbatuese,duke u perpjekur te ngjalle keqardhje per plagosjen e vajzes dhe as nuk e permend fare qellimisht,demtimin qe i ka bere vepres se artit.Nese dhe te rritur kane qene prezent dhe jane ata qe kane bere foton,pa e ndaluar femijen,atehere denimi duhet te jete me i ashper.

    Përgjigju
  • Lexues: 25/09/2022 21:56

    Sherim te shpejte vajzes! Nje njeri i kujdesshem nuk do hipte mbi nje statuje pa e ditur se cfare peshe mban, por bashkia qe e vendos statujen ne nje nivel me rrugen, duhet ta mendoje qe ka ne kete bote edhe femije, edhe njerez te pakujdesshem. Minimalja qe duhet te kishin bere eshte venia e nje tabele qe ndalon rreptesisht te kacavirresh mbi statuje. Po te isha gjykates do t’i kerkoja bashkise te demshperblente familjen e vajzes se plagosur dhe ta hiqte cfare ka mbetur nga statuja nga shetitorja. Statujat e muzikanteve te tjere duhet te ngrihen mbi piedestale ose te hiqen qe aty. Me thene te drejten edhe nga pikepamja estetike nuk eshte se te mahnisin keto statuja.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm