Statusi, Rama: Uroj që BE s’do t’i
bëjë bisht angazhimit të dhjetorit

Statusi, Rama: Uroj që BE s’do t’i<br />bëjë bisht angazhimit të dhjetorit
HOLANDË – Kryeministri Rama, pas takimeve që ka pasur sot me zyrtarët e lartë holandezë për çështjen e statusit kandidat të Shqipërisë që po afron, ka deklaruar se kësaj radhe "duam të besojmë deri në fund se asnjë nga vendet anëtare nuk do t’i bishtnojë pikërisht atij angazhimi të marrë bashkërisht në dhjetor, se do të duhet një Raport tjetër për të treguar se progresi i madh i vënë re në muajt e parë të qeverisjes është konsoliduar dhe kjo do të mjaftonte që vendet anëtare të shprehen.”

Kryeministri është shprehur i kënaqur nga gama e gjërë e takimeve dhe aktorëve politikë të përfshirë në të gjatë vizitës në Holandë. Pas takimeve, ai u shpreh:

“Takime intensive, bashkëbisedim i hapur, dëshirë nga ana e miqve dhe partnerëve holandezë për të na dëgjuar deri në fund.

E mbi të gjitha, sinqerisht, krenari për punën e bërë në gjithë këta muaj, e cila jo vetëm shihet dhe jo vetëm vlerësohet, por përbën një bazë shumë solide për të folur hapur dhe për të kërkuar atë që na takon.

Atë që na takon, që duhet ta kishim marrë që në dhjetor, ka më shumë arsye për ta marrë në qershor, dhe që shpresojmë se me fundin e zgjedhjeve europiane do të jetë më e lehtë për të mos e lënë pre të debateve dhe paragjykimeve të brendshme të disa vendeve anëtare, siç ndodhi në dhjetorin e kaluar dhe siç është fare e qartë, sot e gjithë ditën, për të gjithë ata që kanë sy për të parë dhe për të gjithë ata që njohin sadopak si funksionon Europa e sotme.

Ne kemi bindjen që Progres-Raporti do të jetë baza e gjykimit të gjithë vendeve anëtare.

Të shohim, sepse Europa është gjithmonë e më pak e parashikueshme, dhe gjithmonë e më shumë e lidhur në rrugën e të ardhmes së vetë me problemet e të sotmes,”- përfundon Rama.

Në orën 16:00, kryeministri Rama ka mbajtur edhe një ligjëratë publike për Europën në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës.

SHUME PRANE STATUSIT TE QERSHORIT, SHQIPERIA NIS LOBIMIN NE VENDET SKEPTIKE

Shumë pranë muajit Qershor ku Shqipëria pret një përgjigje në Bruksel sa i takon statusit të vendit kandidat, qeveria shqiptare ka nisur lobimin me disa nga vende skeptike. Ndërsa ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati është nisur të djelën për një vizitë zyrtare në Danimrakë ku gjatë takimeve priten të diskutohen çështje të bashkëpunimit dypalësh, kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama ndodhet sot në Holandës.

Ai është takuar me homologun holandez Mark Rute ku kanë folur për integrimin e Shqipërisë, për progresin real të Shqipërisë, siç e cilësoi Rama përmes një njoftimi në Twitter. 
 
"Me kryeministrin Mark Rutte për progresin real të Shqipërisë e pse Europës i duhet Ballkani ashtu siç i duhet Europa Ballkanit", -shkruan Edi Rama në rrjetin social Twitter. 


edi rama kryeministri i holandes me logo
(Në foto, kryeministri Rama me homologun holandez)

RAMA NE HAGE: MORA PERGEZIMET E TIMMERMANS PER QEVERISJEN
Rama është takuar edhe me ministrin e jashtë holandez, Timmermans, ndërsa deklaroi se mori vlerësimin e tij për qeverisjen e deritanishme të kabinetit Rama-Meta.
 
“Me ministrin e jashtëm hollandez Timmermans, që na përgëzoi ngrohtësisht për qeverisjen bindëse të këtyre muajve”, shkruan kreu i qeverisë në Tuitter.
 
edi rama timmermans
(Në foto, Rama me ministrin e jashtëm holandez)

RAMA PASDITE LIGJERATE MBI EUROPEN
Vetë kreu i qeverisë njoftoi përmes një postimi në rrjetet sociale, për një ditë të ngjeshur takimesh dhe për pjesëmarrjen e tij në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës, pasditen e sotme. Siç njofton vetë kryeministri Rama në postimin e tij, axhenda e tij e takimeve nesër do të mbyllet me një ligjëratë publike mbi Europën në Gjykatën Ndërkombëtare.

“Në Hagë për një ditë të ngjeshur takimesh nesër që mbyllet me ligjëratën publike mbi Europën ne Hague Institute for Global Justice ora 16.00” shkruan Rama në "Twitter".

rama twitter
(Në foto: Postimi i kryeministrit Edi Rama në Twitter)

Pas vizitës në Gjermani, Holanda është vendi i dytë skeptik, ku do të bëhet lobimi pro dhënies së statusit, gjatë takimit që kryeministri Rama do të zhvillojë me homologun holandez.

RAMA: FTESA E HOMOLOGUT HOLANDEZ, AFRIM I OBJEKTIVIT TE STATUSIT
Vizita e Ramës në Holandë është paralajmëruar edhe gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste të Hënën e 19 majit, ku kryeministri deklaroi se kishte marrë një ftesë nga homologu i tij holandez, të cilën e ka vlerësuar pozitivisht edhe sa i përket përpjekjeve për integrimin europian të vendit.

Nga ajo mbledhje kreu i qeverisë e cilësoi këtë ftesë “si afrim të ndjeshëm ndaj objektivit të statusit të vendit kandidat lexojmë edhe ftesën e kryeministrit holandez për një vizitë të afërt zyrtare tonën në Hollandë, një kontakt i drejtpërdrejtë i nivelit më të lartë, që deri para pak muajsh dukej i pamundur. Jam i bindur se të tjera kontakte të munguara prej kohësh do të bëhen realitet në muajt në vijim. Dua të falënderoj në mënyrë të posaçme ministrin tonë të Jashtëm, që në pak kohë i ka dhënë një cilësi të re dhe një impakt konkret në marrëdhëniet me të tjerët, rolit të shefit të diplomacisë shqiptare”,-është shprehur  Rama.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren