Sot pritet vendimi i Këshillit të Ministrave europianë per statusin kandidat per Shqiperine, i refuzuar tri here. Jo vetem ne historine e vendeve simotra te Ballkanit Perendimor, po dhe ne historine e krejt zgjerimeve te BE-se, refuzimi tri here i statusit një vendi aplikant përbën një rast paprecedent, ndërsa refuzimi për të katërtën herë do të ishte një “humiliation”. Po ky s’është rasti i vetëm në rrugëtimin problematik të Shqipërisë drejt BE-së. Në fillim të procesit, në vitin 2000, Shqipëria renditej e treta, pas Maqedonisë dhe Kroacisë. Tani, 13 vjet më pas, Shqipëria rezulton diku nga parafundi, duke lënë pas vetëm Bosnjen dhe duke u kaluar dhe nga vendi që u bë shtet 5 vjet pas fillimit të procesit, Mali i Zi. Shqipërisë ju desh më shumë se çdo vendi tjetër të Ballkanit Perëndimor të nënshkruajë MSA-në (5 vjet). Procesi i ratifikimit zgjati gjithashtu më shumë se çdo vend tjetër, gati dy vjet e gjysëm. Shqipëria ishte nga vendet e vetme të grupimit (bashkë me Bosnjën) që ju rrëzua kërkesa për liberalizimin e vizave dhe ju dha vetëm herën e dytë.
Për t’u kthyer te statusi, nëse do të jepet, do të jetë vetëm çështje e dashamirësisë së BE-së, por aspak e përmbushjes së detyrimeve dhe plotësimit të “detyrave të shtëpisë”. Kjo është dhe arsyeja pse disa vende të BE-së, me spikatshëm Hollanda, ku shumica e partive politike dhe 90% e opinionit publik kanë shfaqur objeksione ndaj dhënies së statusit Shqipërisë, kanë rezerva. Nga këto detyrime, po analizoj shkurt 5 kryesoret:
Shteti ligjor: Në Shqipëri nuk funksionon shteti ligjor, këtu akoma nuk kuptohet dhe zbatohet parimi bazë i një shteti ligjor që të gjithë duhet të jenë të barabartë para ligjit, si pushtetari e politikani (pra njeriu me pushtet politik dhe ekonomik), ashtu dhe qytetari i thjeshtë pa pushtet.
Sistemi i drejtësisë: Vazhdon të jetë jo thjesht jo-profesional dhe i politizuar, por i mbërthyer nga korrupsioni. Pra, në vend që sistemi i drejtësisë të jetë “problem-solver” është kthyer vetë në një problem. Dhe ç’është më e keqja, korrupsionin në drejtësi nuk po e lufton, si duhet të ndodhe, shteti, por media. Gjyqtarët dhe prokurorët sot po i tremben gazetarisë investigative që po denoncon rastet e shumta dhe jo forcës së ligjit dhe shtetit.
Korrupsioni: Të gjithë jemi dëshmitarë të përhapjes së metastazave të kancerit të korrupsionit shqiptar në çdo fushë të jetës politike, ekonomike e sociale dhe njëkohësisht të dështimit të çdo qeverie në luftën ndaj tij. Ulja në rankim e Shqipërisë në raportin e Transparency International ishte një tjetër dëshmues i kësaj.
Krimi i organizuar: Mungesa e rezultateve konkrete në luftën ndaj komponenteve të tij si trafikimet, droga, kontrabanda dhe mbi të gjitha lidhja e politikës me krimin.
Administrata publike: Jo meritokratike dhe tërësisht e politizuar. Premtimi i PS në fushatë për shndërrimin e administratës në profesionale dhe spastrimin nga militantët nuk duhet të konsistojë vetëm në heqjen e një ushtrie militantësh dhe zëvendësimin me një ushtri tjetër. Sigurisht, është shpejt për të gjykuar për ecurinë në këtë fushë, por fatkeqësisht ka plot raste të konkurseve fiktive, punësimit të anëtarëve apo kontribuesve, gjë e spikatur kjo sidomos në atë pjesë të administratës që kontrollohet nga aleatja e PS në qeveri, LSI-ja.
Pra një analizë e shpejtë e këtyre detyrave apo kushteve kryesore tregon që Shqipëria nuk është gati për statusin. Por gjithsesi të gjithë urojmë ta marrë, për hir të së mirës së përgjithshme të vendit dhe popullit, duke shpresuar që këtë hap të Shqipërisë në rrugëtimin drejt BE-së politikanet dhe partitë në pushtet të mos e deklarojnë si arritje apo kredencial të vetin, po siç është në të vërtetë, një 5 nga Brukseli, sa për të kaluar klasën.
*) Pedagoge e politikave të BE dhe autore e librave mbi Shqipërinë dhe BE
Shkrimi u publikua sot (17.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com