Stavri Lego ‘art’ me vegla shekullore! Argjendari në Korçë: Pas 50 vjetësh, kam vetëm një peng

KORÇË- Në pazarin e vjetër të Korçës ende ruhen traditat e artizanatit të cilat mbartin vlera të çmuara. Në këtë dyqan ndodhet argjendari Stavri Lego, i cili çdo punim në ar apo argjend e realizon në mënyrë artizanale.

Ai është 61-vjeç ndërsa fillesat në këtë zanat i ka që në moshën 10-vjeçare, teksa shihte të atin se si realizonte me mjeshtëri punimet në ar dhe argjend.

"Zanafilla e këtij profesioni është që në moshën 10-vjeçare. Më merrte babai me vete dhe gjatë ditës kur kisha pushim në shkollë. Gjatë pasdites vija në dyqan dhe mësova zanatin me babain. Vetëm nga mësimet e babait. Një mjeshtër siç ishte babai, me duar të arta ma mësoi dhe mua", tha argjendari Stavri Lego.

Prej 50 vitesh i lidhur me këtë profesion, ai nuk ka ndalur punën për asnjë moment. E vetmja gjë që e mban pas tavolinës së punës që nga mëngjesi deri në darkë është dashuria dhe pasioni.

"Po nuk pate pasion është e kotë që ta fillosh. Më thonë fëmijët e mi boll o baba. Këtu është gjëja. Po e mësove do e mësosh gjënë. Pasioni, zelli për punë, për zanatin. Çdo gjë varet në dëshirën e njeriut. Jo vetëm dita, por e tërë java. Nga e hëna në të hënë nuk ka pushim për mua. Nuk ka pushim se është dëshira për zanatin", tha zanatçiu.

Me veglat e babait që mbajti në duar që kur ishte ende fëmijë, Stavri vijon punën edhe sot duke ruajtur kështu edhe kujtimin e tij. 

"Teknologjia ka shkuar përpara, por unë jam disponuar tek zanati i babait. Nuk mund të punoj me vegla të tjera. Këto që punoj unë janë mbi 70 vjet vegla. Nuk i kam ndarë asnjëherë dhe nuk kam për t’i ndarë deri sa të mbyll sytë. Këto e sjellin atë që duhet nxjerrë. Me këto kam jetë", tregoi argjendari.

1612199425_aergjendaru.jpg

Pasioni  dhe puna e palodhur  e ka ndihmuar qe t'ia dalë mbanë të mbajë familjen dhe të shkollojë fëmijët. Por pengu i tij i vetëm është se këtë zanat kaq të vyer për të nuk ka mundur t'ia trashëgojë askujt.

"Diçka do më mbetet e pa plotësuar. Kam dy djem, por asnjëri nuk do që ta trashëgoje këtë zanat. Jo se nuk kanë qejf, por janë pas teknologjisë. E kanë shumë të vështirë të merren me të", tha Lego.

Ndihet i vlerësuar nga mirënjohja e klientëve, por sipas tij sot zanati nuk çmohet si dikur. Teksa kujtimet e çojnë pas në kohë, ai kujton plot nostalgji pazarin dikur, mbushur plot me duarartë e mjeshtra të fushave të ndryshme.

"Ky është vendi që jam rritur, edukuar dhe kam mësuar nga shumë njerëz në këtë pazar. Nga zanatçi që kishin edukatë. Por tani....Këtu nuk është pazar, por kafene. Pazar i thonë argjendarit, marangozit, rrobaqepësit, sahatxhiut, samarxhiut. Këtu nuk shoh gjë por vetëm kafene. Më mungon...Të tëra kafene. Unë jam i mendimit që të hyjnë zanatçinjtë", përfundoi Lego.

"Deri sa të mbyll sytë këtu do rri. Me këtë zanat. Nuk mundem që ta braktis këtë zanat tani" .....këto janë fjalët e mjeshtrit që dashuron punën dhe vendin ku lindi e mësoi zanatin e argjendarit.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ymeri: 14/02/2021 21:31

    KETA njerez te ndershem zanatxhinj dhe punetore duhet te promovoje qeveria,,jo kafene te bera nga shitesit e droges....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Gudia kulturore/ Polifonia shqiptare takohet me ritmet elektronike tek 'Art Turbina', 'Zëri i dhunës virtuale' tek Galeria e Arteve

Gudia kulturore/ Polifonia shqiptare takohet me ritmet elektronike tek 'Art Turbina', 'Zëri i dhunës virtuale' tek Galeria e Arteve