Stefi Prifit fjalë prekëse në dy
vjetorin e vdekjes së gruas së tij

Stefi Prifit fjalë prekëse në dy<br />vjetorin e vdekjes së gruas së tij<br>
Këngëtari korçar Stefi Prifti ka kujtuar dy vjetorin e ndarjes nga jeta të bashkëshortes së tij me një letër prekëse. Marina, bashkëshortja e Stefit humbi jetën si pasojë e një sëmundje.

Këngëtari falenderoi publikisht të gjithë ata që ishin pranë tij në këtë ditë përkujtimore dhe shprehu të gjitha ndjesitë e boshllkëun që ka lënë bashkëshortja në jetën e tij.

“I paharuar kujtimi Yt, Marina, dashuria dhe nëna e dy vajzave te mia,” e mbyll letrën prekëse Stefi Prifti.

Letra e plotë:

“Sot ishte dita perkujtimore e ndarjes nga jeta të bashkëshortes time Marina Xhavara Prifti. Ikën dy vjet…!

Për çudinë time më duken më pak se kaq!

Ka pasur raste gjatë kësaj kohe, që pyesja veten – pse kjo ndijesi e tillë?!

Normale do të ishte të ndieja te kundërtën, të më dukeshin këto dy vite si një jetë…, por jo!

Për çudi, me mua ka ndodhur e kundërta!

Më duken shumë më pak se dy vite!

Ndoshta një psikolog mund të japë shpjegimin e këtij përjetimi..!

Natyrisht, unë dhe vajzat e mia shkojmë shpesh në Fier tek varezat, por asnjëherë nuk kam menduar të shkruaj apo të postoj dicka më parë..!

Arsyeja që më bindi ta bëj lajm, ishte kjo foto që më dergoi në viber vajza ime Maria! Patjetër ajo (natyrisht edhe unë dhe gjithë familja jonë), ka deshirën, që mami i saj Marina të kujtohet nga familjarët, shoqet e shokët, pedagogët kolegë dhe stafet akademike, ku Marina ka dhënë kontributin e saj si pedagoge dhe studiuese e gjuhës dhe letersisë shqipe, nga studentët që e deshin dhe i donte kaq shumë.

Falenderoj gjithë familjarët dhe miqtë që e pinë një kafe me mua sot.

Ia u shpërblefsha në gezime!

Për veten, nuk dua të flas, duke besuar mirëkuptimin tuaj!

I paharuar kujtimi Yt, Marina❤️

dashuria dhe nëna e dy vajzave te mia.”

Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool