TIRANË - 28 vite burg në total ka dhënë Gjykata e Posaçme për 8 të pandehurit e dosjes "Sterilizmi", që përfshin hetimet për shkelje në një koncesion me vlerë 100 milionë euro.

Ish-zëvendësministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj, është shpallut i pafajshëm për akuzën si pjesëmarrës në grup të strukturual kriminal, por është dënuar 6 vite burg, nga të cilat i ngarkohen vetëm 4 vite në aplikim të gjykimit të shkurtuar, si fajtor për vjedhje duke shpërdoruar detyrën dhe falsifikim dokumentesh.

Edhe binesmeni Ilir Rrapaj, gjithashtu i pafajshëm për akuzën si pjesëmarrës në grup të strukturual kriminal, është dënuar me 6 vite burg, por duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar sanksioni u ul në 4 vite. 

Pavarësisht dënimit të dhënë sot nga GJKKO, pritet që biznesmeni dhe ish-zëvendësministri të lënë qelinë për pak javë, pasi kanë përmbushuar afatet e dënimit nëpërmjet paraburgimit, ku ndodhen prej gushtit 2025.

Ish-drejtoresha juridike e ministrisë së Shëndetësisë, Marsela Serjanaj është me 3 vite e 6 muaj burg, që në aplikim të gjykimit të shkurtuat i jepen vetëm 2 vite e 4 muaj burg, por që dënimi do të quhet i kryer pasi e ka përmbushuar në arrest shtëpie. Po ashtu si Serjanaj, dënimin e ka kryer në arrest shtëpie edhe drejtori ekonomik Saimir Kadiu, i cili u ndëshkua me 3 vite e 6 muaj burg.

Petraq Mersini, u dënua nga GJKKO me 3 vite e 6 muaj burg, që iu ul në 2 vite e 4 muaj burg, masë e cila iu konvertua në shërbim prove për 24 muaj.

Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata u dënua me 3.5 vite burg, të cilat iu ulën 2 vite e 4 muaj. Por, Gjata nuk do kryejë asnjë ditë burg pasi dënimi është pezulluar dhe ai është vendosur në shërbim prove për 24 muaj.

Genc Byrazeri është dënuar me 1 vit e 6 muaj burg, të cilat i konvertohen në 80 orë pune në interes publik. Ndërsa Naile Ajazi është dënuar me 2 vite shërbim prove.

Në dosjen "Sterilizimi", një koncesion me vlerë 100 milionë euro, ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj po gjykohet më vete

DËNIMET
Klodian Rjepaj, u dënua me 6 vite burg, nga gjykimi i shkurtuar dënimi u ul në 4 vite burgim
Ilir Rrapaj, u dënua me 6 vite burg, nga gjykimi i shkurtuar dënimi u ul në 4 vite burgim
Marsela Serjani, u dënua 3 vite e 6 muaj burg, nga gjykimi i shkurtuar dënimi u ul në 2 vite e 4 muaj burg
Samir Kadiu, u dënua 3 vite e 6 muaj burg, nga gjykimi i shkurtuar dënimi u ul në 2 vite e 4 muaj burg
Petraq Mersini, u dënua 3 vite 6 muaj burg, nga gjykimi i shkurtuar iu ul në 2 vite e 4 muaj, iu konvertua në 24 muaj shërbim prove
Arben Gjata, u dënua me 3.5 vite burg, nga gjykimi i shkurtuar iu ul në 2 vit e 4 muaj, dënimi pezullohet dhe rektori vendoset në shërbim prove për 24 muaj
Genci Byrazeri, u dënua me 1.6 muaj burg, iu konvertua në 80 orë pune në interes publik
Naile Ajazi, u dënua me 2 vite shërbim prove

lajm në përditësim...