Stina e verës, "frymëzim"
klipesh për këngëtarët

Stina e verës, "frymëzim"<br />klipesh për këngëtarët
Me ardhjen e stinës së verës këngëtarët shfaqen gjithnjë të angazhuar për t’u prezantuar tek fansat e tyre si me performancat e tyre live ashtu edhe me klipe të ndryshme.

Kështu emra të njohur si Enca Haxhia, Adelina Tahiri, Nora Istrefi etj kanë publikuar klipet më të fundit për publikun shqiptar.



Gjithashtu priten edhe klipe të tjera të cilat janë paralajmëruar nga këngëtarët. Erik LLoshi, ose siç quhet ndryshe këngëtari i baladave ka publikuar në faqen e tij zyrtare në Facebook një foto në dixhiturën e së cilës shprehet se së shpejti ai dhe bendi i tij do të publikojnë klipin më të ri.

Ndërkohë edhe bukuroshja Afërdita Dreshaj pritet që këto ditë të promovojë dhe publikojë klipin e saj më të ri të titulluar “Superstar”.



Nuk mund të mos ndoshte edhe këtë vit që vera të ishte burim “frymëzimi” për këngëtarët duke realizuar klipe dhe performanca live.




Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

7/3
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Arben Meçe: Kupola drejtuese, fatkeqësia e PD-së! Miltantët janë distancuar prej tyre, duhet të japin dorëheqjen

Arben Meçe: Kupola drejtuese, fatkeqësia e PD-së! Miltantët janë distancuar prej tyre, duhet të japin dorëheqjen