Stojku në Report Tv: Ndryshimet e miratuara hapin 100 % listat, opozita parlamentare ka qenë gjithmonë e përçarë! Nëse do bëja koalicion do i bashkohesha PS

Kreu i grupi parlamentar "Demokraci dhe drejtësi", Edmond Stojku në një intervistë për Report Tv ka folur për votën e tij dhe grupit të tij pro ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Stojku tha se ato ndryshime e hapin realisht listën 100 %, ndërsa në lidhje me akuzat se opozita parlamentare u shit tek Rama,  Stojku tha se opozita parlamentare nuk ka qenë kurrë e bashkuar dhe nuk kanë folur kurrë në një zë pasi kanë pasur gjithmonë pikëpamje dhe koncepte të ndryshme.

"Unë personalisht mund të jemi në dakordësi jo vetëm me një mundësi të vetme, nëse kemi qenë dakord me dy mundësi dhe në fund zgjedhim njërin dhe kjo është zgjedhja e jona. Ky kod është pothuajse 100 % i hapur, e deklarojë këtë pa frikë.  PD bëri votime në rreth me parimin "një anëtar një votë" dhe PS ka prezantuar platformën online ku secili të japi vlerësimin për çdo kandidat. Kjo ëhstë provë se lista nuk është e kryetarëve, por e anëtarëve dhe jo çdo gjë që thuhet është e vërtetë", tha Stojku.

Në lidhje me ndarjen e opozitës parlamentare në votimin e ndryshimeve në kodin zgjedhor, Stojku tha se ajo kurrë nuk ka qenë e bashkuar. Ndërsa sa për akuzat e Hajdari në Kuvend ku disa opozitës po bëhen pejsë  pazarit me qeverinë Stojku tha se "për ato nivele nuk i marrë në konsideratë apo nuk hyn farë në konceptimin tim, zëre se nuk ekzistojnë".

"Unë konstatoj se opozita parlamentare nuk ka qenë asnjëherë e bashkuar që përveç tyre grupeve ka dhe një duzinë deputetë të pavarur, nuk ka qenë bashkuar as në qëndrim, as ide dhe as në politikë. Nuk e kuptoj pse njerëzit çuditen apo faktorët politikë çuditën nga kjo gjë", tha Stojku.

I pyetur se me kë do  të bëjë koalicion PD, PS apo me opozitën në Kuvend, Stojku tha se është i prirur t'i bashkohet forcave të majta nga ka dhe brumin kjo parti. Sipas Stojkut nës mes grupit të tij parlamentar dhe PS bien dakord dhe kanë interes do të bashkëpunonte.

"Normalisht është e drejtë që të bashkëpunojmë më mirë me PS pasi jemi në brumin tonë në krahun e majtë, nëse PS kanë interes dhe ne kemi interes dhe biem dakord  pse jo të mos bashkëpunojmë", tha Stojku.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mitro: 07/10/2020 09:36

    Te thuash qe ky projektligj hap 100% listat eshte njelloj si te thuash qe nje mut si ti pa din e iman eshte njeri me dinjitet.Ptu race e ndyre

    Përgjigju
  • Alfons: 06/10/2020 18:16

    E mor mond stojku doktorr qe ske punuar nje dite,gjith jeten e kalove dike mashtruar njerezit dhe duke u marre me te gjith llojet e pislliqeve.

    Përgjigju
  • Stojkzezi: 06/10/2020 15:59

    Nje dibran pa din e pa iman eshte ky qe beri ketdine kur ishte drejtor ne MSH dhe ne ASHR. Ky llum nuk ka nevoje per veting por drejt e ne Spak. PS - ja nese ofron nje llum te tille ose i ofron ndonje post atehere te largohet qe tani nga pushteti.

    Përgjigju
  • Landi: 06/10/2020 14:18

    Fundi botes,jep opinion dhe edmond stojku..pupup.ky i ka shetitur te gjitha partit dhe ka ngren buke me te gjithe.tani dashka tu bashkoka me ps.bravo se futi dhe djalin e tij tek drejtoria tatimeve...drejtor i pastrimit te parace...qr fundi botes,ai nuk di te shkruaj

    Përgjigju
  • Ani: 06/10/2020 13:57

    Po ti je lllum

    Përgjigju
  • Erjola Agolli: 06/10/2020 13:22

    Eshte shitur per nje vend ne qeverine e Rames.Na doli i zgjuar ky koke hallva.

    Përgjigju
  • Dibrani i vjeter: 06/10/2020 13:19

    Eh mor Sojku shume mire po ben. Ti je nga ata qe te vret naten dhe te qan diten. Njeri me te urryer nuk ka njohur DIBRA. Koha jote mbaroi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja