Stojku kërkon të mbledhë vota përmes riciklimit të taksës së sheshte të Berishës: Ishte e mirë! Për vete kandidoj vetëm në Tiranë

Një ditë pasi shpalosi programin e tij elektoral të partisë Aleanca Demokracia e Re, Edmond Stojku gjatë një interviste për Report Tv tha se ky program do të fokusohet në mirëqenien dhe rritjen ekonomike të Shqipërisë. Ai u shpreh se çdo vendim i mëparshëm që i ka shërbyer në të mirë të vendit duhet të riciklohet dhe se duhet të mësohet nga gabimet  që të shmangen të ardhmen. Ajo që bën përshtypje është në fakt se Stojku ka kërkuar riciklimin pikërisht të taksës 10 % të tatimit të bizneseve të qeverisë Berisha, edhe pse vetë shfaqet si një parti e re dhe pritet të sjellë risi të reja për qytetarët, por duket se kërkon që votën e këtyre të fundit ta tërheqë me premtime të vjetra të Berishës.

"Rritja e mirëqenies së qytetarëve është fokusi ynë dhe programi është i ndarë në shtylla të caktuar që nga burimet natyrore, ku Shqipëria është një vend me pasuri të mëdha ujore dhe sot vuan nga uji i pijshëm në % më të madhe të vendit. Tek bizneset jemi alternativë në program, ku çfarë është bërë mirë duhet ta marrim si alternativë në program, ndërsa çfarë është keq të mos e përsërisim. Për shembull vendosja e taksës 10 % nga qeveria Berisha ishte shumë e mirë dhe kjo ndodhi pasi kishte barazi në taksimin e biznese dhe solli dyfishimin e qeverisë. Çdo eksperiencë e mirë duhet ricikluar edhe në fushat e tjera", tha Stojku.

Stojku zbuloi se do të kandidojë vetë në qarkun e Tiranës. Mundësi për të kandiduar në 4 qarqe me ndryshimet e reja në Kodin Zgjedhor, Stojku i ka thënë jo për veten e tij duke u shprehur se preferon të kandidojë vetëm në një qark dhe të jap kontributin e tij aty dhe për këtë ka zgjedhur Tiranën.

 "Unë do të jem në listën e Tiranës dhe vetëm në një qark, nuk është se jam kundër të tjerëve që duan 4 qarqet por unë kam vendosur të jem vetëm në një qark dhe ajo është Tiranë", tha Stojku.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja