Një e treta e diplomatëve rusë që punojnë në Stokholm janë agjentë, konfirmoi sot Shërbimi Sekret Suedez (SAPO).
"Mes personelit diplomatik të ambasadës ruse, përafërsisht një e treta e tyre nuk janë diplomatë të vërtetë, por agjentë të shërbimeve sekrete", theksoi për shtypin përgjegjësi i shërbimeve sekrete të kundërspiunazhit, Wilhelm Unge.
"Është një numër konstant që nuk ka ndryshuar me kalimin e viteve, theksoi ai.
"Shërbimi i Huaj Sekret' (SVR), Shërbimi Ushtarak Sekret (GRU) dhe Shërbimi Federal i Sigurisë (FSB) janë të pranishëm në Suedi", shtoi Unge.
Sipas tij, spiunët modernë shpesh janë më të rinj në moshë se ata të sistemi sovjetik, të motivuar, të vendosur dhe krijojnë rrjete me lehtësi me anë të njohjeve shoqërore.
"Prania ruse në Suedi, vend joanëtar i BE-së, shpjegohet me synimin për të marrë informacione mbi teknologjinë e avancuar dhe për të përgatitur operacione ushtarake kundër rajonit", tha Unge./ atsh/
/Shqiptarja.com