Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg premtoi mbështetje të vazhdueshme për Ukrainën, por gjithashtu vuri në dukje se aleanca do të mbetet e kujdesshme për të shmangur një luftë më të gjerë me Rusinë, raportojnë mediat e huaja.
“NATO nuk është palë në konflikt. Ne nuk do të tërhiqemi në luftën e Putinit”, tha Stoltenberg në një konferencë të përbashkët shtypi me kancelarin gjerman Olaf Scholz, pas takimit të tyre në Berlin.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s akuzoi presidentin rus Vladimir Putin për bombardimin e qëllimshëm të infrastrukturës civile dhe energjetike të Ukrainës, për të ngrirë dhe për t’i lënë ukrainasit të nënshtrohen.
“Putini po përdor dimrin si armë. Dhe ne nuk mund ta lejojmë atë të fitojë. Në këtë moment kritik, mbështetja jonë e vazhdueshme për Ukrainën është më e rëndësishme se kurrë”, tha ai.
Stoltenberg falenderoi qeverinë gjermane për mbështetjen financiare dhe ushtarake për Ukrainën.
“Gjermania është ndër aleatët që ofron më shumë ndihmë ushtarake, financiare dhe humanitare për Ukrainën. Pajisjet ushtarake të ofruara nga Gjermania mbrojnë shtëpitë, shkollat dhe spitalet ukrainase nga sulmet me raketa ruse”, tha ai.
Lajmi kryesor:
Lufta në Ukrainë/ BE marrëveshje për çmimin tavan të naftës ruse: Jo më shumë se 60 dollarë! Kremlini: Gati të flasim edhe me SHBA-të
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
23.9%
-
Keq
62.8%
-
Nuk e di
13.3%
Vota total: 812
Lajme të tjera
-
SHBA/ Zhduket vajza minorene e miliarderëve të njohur
26 Prill, 10:43
-
Lufta/ Spanja do t’i dërgojë Ukrainës raketa kundërajrore! Në Moskë arrestohet gazetari i 'Forbes Rusia'! Kremlini: Nuk kërcënojmë Europën
26 Prill, 09:44
-
Si po përgatiten aleatët e SHBA-së për një fitore të mundshme të Trumpit?
26 Prill, 07:52
-
Gjykata e Apelit në Nju Jork rrëzon dënimin e Harvey Weinstein
25 Prill, 21:37
-
Lukashenko: Në Bjellorusi janë dislokuar dhjetëra armë bërthamore ruse
25 Prill, 20:41
-
Parlamenti Evropian kërkon lirimin e dy gazetarëve të arrestuar nga Rusia
25 Prill, 17:53
-
Çudi në NBA, Boston mposhtet nga Miami në shtëpi! Oklahoma merr epërsinë 2-0
25 Prill, 17:02
-
SHBA, Gjykata e Lartë shqyrton pretendimin e ish-presidentit Trump për imunitet absolut ndërsa ishte në detyrë
25 Prill, 16:36
-
A ka ndryshuar qëndrimi i Francës karshi Kosovës ndër vite?
25 Prill, 13:55
-
Rusia veto ndaj rezolutës së SHBA për armët bërthamore
25 Prill, 13:01
-
VIDEO/ Gol dhe asist, Mirlind Daku mund 'i vetëm' Zenitin
25 Prill, 10:07
-
SHBA/ Aktivistja provokon Alec Baldwin: Thuaj ‘Palestina e lirë’! Aktori s’përmbahet e godet me grusht (VIDEO)
25 Prill, 09:00