STRASBURG, 19 maj /ATSH-MIA/ - Kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski mbërriti në Parlamentin Evropian rreth orës 17:00, ku menjëherë u nis në takim me kryetarin e grupit të Partive Evropiane Popullore, Manfred Weber dhe me eurokomisionerin për Politikat e Fqinjësisë, Johanes Han.
Lideri i partisë opozitare LSDM, Zoran Zaev me delegacionin i cili ndodhet nga paraditja në Strasburg, gjithashtu pati takime të veçanta bilaterale.
Ai u takua me kryetarin e grupit të Socialistëve në PE, Gianni Pitella.
Në këto dhe në takime të tjera me eurodeputetët, Gruevski dhe Zaev, secili më vete i njohu bashkëbiseduesit me situatën në Maqedoni, para debatit të nesërm plenar në Strasburg në Parlamentin Evropian, në të cilën nuk është parashikuar që të votohet ndonjë rezolutë./ a.jor.