Parlamenti Europian, miratoi në Strasburg projekt-rezolutën për Shqipërinë hartuar nga eurdeputeti Knut Fleckenstein.
Rezoluta për Shqipërinë u miratua me 546 vota pro, dhe 62 abstenime. Siç u theksua edhe më parë në projekt-rezolutë është kërkuar zbatimi i reformës në drejtësi, progres në luftën kundër krimit, korrupsionit si dhe mbajtja e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme të cilat do të zhvillohen në qershor të 2017.
Të gjitha këto pika do të mund të provojnë se janë çelësi që vendi ynë të nisë procesin e anëtarësimit në BE dhe negociatat të nisin sa më shpejt.
Eurodeputetët kanë diskutuar rreth 45 pikave në përmbajtjen e projekt-rezolutës, ku më thelbësoret që kushtëzojnë propozimin e një date për hapjen e negociatave të anëtarësimit, mbeten zbatimi praktik i Reformës në Drejtësi dhe mbajtja e zgjedhjeve të lira më 18 qershor.
Kryefjalë mbetet realizimi i shpejtë i vettingu-t, rivlerësimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Nga institucionet europiane kërkohet zbatimi i plotë i ligjit të dekriminalizimit, kërkohet transparenca dhe auditi për financimin e partive politike.
Eurodeputetët mbeten të shqetësuar për drejtësi selektive, korrupsionin, dhe ndërhyrjen politike në hetimet dhe çështjet gjyqësore.
Theksohet se dialogu mes mazhorancës dhe opozitës është thelbësor. Në referencë me zgjedhjet e ardhshme parlamentare inkurajohen autoritetet shqiptare të marrin masa për të lehtesuar votimin e emigranteve.
Raportuesi Knut Fleckenstein është shprehur se që nga vera e vitit 2014 Shqipëria ka qenë kandidate për anëtarësim në BE dhe që atëherë ajo ka bërë progres të vazhdueshëm.
Miratimi i reformës gjyqësore të gjerë është një moment historik në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE. Më pak korrupsion, më pak krim i organizuar, është i rëndësishëm për jetën e përditshme në Shqipëri.
Redaksia Online
Al.N/e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com