TIRANË- Arrestimi i Fredi Belerit, vetëm dy ditë para zgjedhjeve vendore të 14 majit 2023, kur kandidonte për kryebashkiak të Himarës, për Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut ishte i ligjshëm dhe u mbështet në argumente të qenësishme. Edhe pse në Tiranë atëherë prangosja u cilësua politike nga opozita, për Gjykatën e Strasburgut pretendimi i Belerit duhet rrëzuar pasi frika se ai mund të manipulonte provat ishte e justifikuar.
“Duke e marrë situatën në tërësi, dhe duke marrë parasysh natyrën delikate të akuzës dhe ndalimin e aplikantit në një fazë shumë të hershme të hetimit, Gjykata pranon se, fillimisht, gjykatat vendase dhanë baza relevante dhe të mjaftueshme për të urdhëruar paraburgimin e aplikantit. Prandaj, Gjykata konstaton se nuk ka pasur shkelje të Nenit 5, paragrafi 3 në lidhje me vendosjen fillestare të aplikantit në paraburgim”, thuhet në vendim.
Megjithatë për dhomën më 7 gjyqtarë të GJEDNJ-së gjykatat shqiptare nuk dhanë argumente të mjaftueshme se pse paraburgimi do të duhet të vazhdonte edhe pas korrikut të vitit 2023, kur prokuroria tashmë kishte ngritur akuzën zyrtarisht.
“Në asnjë moment gjatë procedimeve, autoritetet vendase nuk shqyrtuan realisht nëse kohëzgjatja e paraburgimit të kërkuesit e kishte tejkaluar një “afat të arsyeshëm” apo nëse ekzistonte mundësia e zbatimit të masave alternative, pa heqje të lirisë, për të garantuar paraqitjen e tij në gjykim. Gjykata arrin në përfundimin se, të paktën që prej datës 19 korrik 2023, kur ndaj kërkuesit u ngrit akuza, paraburgimi i tij pushoi së mbështeturi në shkaqe të mjaftueshme, në shkelje të nenit 5, paragrafi 3, të Konventës”, vijon vendimi.
Këtë pjesë të vendimit vetë Fredi Beleri e quan një konfirmim të faktit sipas tij që u ndalua të betohej për të marrë drejtimin e Bashkisë që himariotët ia besuan më 14 maj 2023.
“Ky vendim nxjerr në pah problemet serioze në funksionimin e institucioneve në Shqipëri dhe në respektimin e të drejtave të qytetarëve. Paraburgimi im nuk më privoi vetëm nga liria. Ai më mohoi edhe të drejtën për të bërë betimin dhe për të marrë drejtimin e Bashkisë që qytetarët më besuan. Njëkohësisht, u mohoi qytetarëve të Himarës të drejtën për të pasur kryetarin e bashkisë që ata vetë kishin zgjedhur”, deklaroi Beleri.
Bashkia Himarë mbeti pa kryebashkiak për një periudhë 15 mujore pasi u prit një vendim i formës së prerë për Belerin, i cili u dënua me 2 vite burgim për blerje votash. Megjithatë duhet nënvizuar se vetë Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ia ka rrëzuar kërkesën Fredi Belerit për dëmshpërblim 2600 euro në muaj për periudhën që nuk e ushtroi detyrën. Gjykata vendosi detyrimin e shtetit shqiptar t’i paguajë Belerit vetëm 450 euro për dëm jomaterial dhe 5,000 euro për kostot dhe shpenzimet gjyqësore.
VENDIMI I STRASBURGUT
E shpall kërkesën të pranueshme.
Konstaton se nuk ka pasur shkelje të nenit 5, paragrafi 3, të Konventës për sa i përket vendosjes fillestare të kërkuesit në paraburgim.
Konstaton se ka pasur shkelje të nenit 5, paragrafi 3, të Konventës, pasi, të paktën nga 19 korriku 2023 e në vijim, mbajtja e kërkuesit në paraburgim nuk mbështetej më në arsye të mjaftueshme.
Vendos që
a) Shteti i paditur t’i paguajë kërkuesit, brenda tre muajve nga data kur vendimi merr formë të prerë në përputhje me nenin 44, paragrafi 2, të Konventës, shumat e mëposhtme, të cilat do të konvertohen në monedhën e shtetit të paditur sipas kursit të këmbimit në fuqi në datën e pagesës.
i. 450 euro (katërqind e pesëdhjetë euro), plus çdo tatim që mund të zbatohet, për dëmin jopasuror.
ii. 5 000 euro (pesë mijë euro), plus çdo tatim që mund t’i ngarkohet kërkuesit, për kostot dhe shpenzimet.
b) Nga përfundimi i afatit tremujor të sipërpërmendur deri në kryerjen e pagesës, mbi shumat e mësipërme të paguhet interes i thjeshtë, me një normë të barabartë me normën marxhinale të huadhënies së Bankës Qendrore Evropiane gjatë periudhës së vonesës, të shtuar me tre pikë përqindjeje.
.png)
kliko ketu per te lexuar dokumentin e plote
-
Hajdut kishte. Ai verdalloset edhe sot. Segmentet e tij ne policine partiake rekrutuan dhe keqperdoren ligjerisht nje spiun provokator ose ne gjuhen e sigurimit “mi burgu”, dhe regjistruan paligjshmerisht dhe ne falsifikim, perfshire edhe segmentet e prokurorise Vlore, kreu i te ciles per kete “nder” iu reduktua denimi mepasshem per bashkepunim me krimin e organizuar!!! E nisi me Belerin dhe bitis me Veliajn! Ah ky hajdut qe sndalet. Fatkeqesia eshte sesi nje funderrine palaco vrases si Beleri e Veliaj jane shembujt negative qe zbehin luPenin e madh! Por LuPeni Surrelit ashtu si gjithe LuPenet vetem me funderrina ushqehen ne pushtetin e tyre te ndotur.
Përgjigju -
Atehere se ishte i drejte ai eshte nje hajdut e per kete nuk duhet te jete eurodeputet dhe duhet ti hiqet mandati se nuk ka nevoje parlamenti europian per kte palaco burre e vrases
Përgjigju







Komente
Komento