Strategjia e PAK do rishikohen
kriteret për marrjen e pagesës

Strategjia e PAK do rishikohen<br />kriteret për marrjen e pagesës
Strategjia Kombëtare për Mbrojtjen Sociale 2015-2020 e hartuar nga Ministria e Mirëqenies Sociale parashikon që të rriten investimet për shtresat në nevojë. Ndër më kryesoret janë ulja e numrit të të varfërve apo më shumë shërbime për aftësinë e kufizuar.
 
Sipas kësaj strategjie, sfidat e mëtejshme të politikës lidhen me vlerësimin e kritereve të aftësisë së kufizuar, rishikimin e masës së pagesave të aftësisë së kufizuar në përputhje me standardet bashkëkohore evropiane dhe ri-integrimin e PAK-ut me shërbimet sociale dhe shëndetësore.
 
Zbatimi i reformës së skemës së aftësisë së kufizuar sipas marrëveshjes me Bankën Botërore, parashtron disa sfida të lidhura me:
 
-Rishkrimin e kritereve për vlerësimin dhe përcaktimin e aftësisë së kufizuar, bazuar në një model bio-psikosocial, të ndërtuar në standarde bashkëkohore dhe në modelin konceptual të ICF-së nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
 
-Krijimin e një procesi të ri për përcaktimin e aftësisë së kufizuar, duke rimodeluar proceset e punës dhe procedurat, si dhe duke përdorur teknologjinë e informacionit, me qëllim krijimin e një sistemi të menaxhimit të informacionit. Procedurat dhe proceset duhet të automatizohen në masën më të madhe të mundshme dhe duhet të synohet një proces i drejtë dhe transparent, ashtu siç duhet të mundësohet ulja e rasteve të abuzimeve.
 
-Reformën në administrimin e vlerësimit dhe përcaktimit e aftësisë së kufizuar, për sa i përket strukturave të komisioneve të vlerësimit të strukturuara në territor dhe në varësi të SHSSH-së, ashtu si dhe strukturave dhe proceseve të punës të nevojshme për planifikimin, organizmin, administrimin dhe kontrollin e procesit të vlerësimit.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)