Strehimi në Kosovë pas tërmetit, Haradinaj: Emergjenca kaloi, tani shqiptarët të kthehen në vendlindje

Strehimi në Kosovë pas tërmetit, Haradinaj: Emergjenca kaloi, tani shqiptarët të kthehen në vendlindje

13 ditë pas rënies së tërmetit tragjik, kryeministri në detyrë i Kosovës Ramush Haradinaj deklaron se tashmë shqiptarët e Shqipërisë duhet të kthehen në vendlindjet e tyre. Ai thotë se Kosova hapi dyert edhe i priti, por pas kësaj faze të akomodimit, po hyjmë në një fazë tjetër, të rikthimit të tyre. Haradinaj thekson se qeveria ka vendosur në dispozicion transportin për rikthimin e të zhvendosurve.

"Kosova ka hapur dyert dhe zemrat, për t’i strehuar dhe ndihmuar gjithë bashkëkombësit tanë, pas tërmetit me pasoja tragjike që preku Shqipërinë. Tani pas kësaj faze emergjente të përkrahjes dhe akomodimit, ne po hyjmë në një fazë tjetër, të rikthimit të të gjithë banorëve të Shqipërisë në vendlindjen e tyre. 

Përkitazi me këtë proces, ne kemi vënë në dispozicion transport për rikthimin e të zhvendosurve, por sot kërkojmë që në këtë etapë të rikthimit vullnetarë të përfshihen edhe të gjitha Komunat, ku ka të strehuar, duke vënë në dispozicion mekanizmat e tyre, numër kontakti, Drejtorit e emergjencave dhe transportin".

Kryeministri i Kosovës shprehet se nesër gjitha ndihmat e grumbulluara në Prizren do të dërgohen nga ushtria në depot e rezervave shtetërore të Shqipërisë. "Secili qytetarë, meriton një kthim të dinjitetshëm dhe Institucionet tona e kanë për obligim, ta garantojnë dhe të respektojnë këtë të drejtë. Zyra e Kryeministrit, do të jetë në gjendje gatishmërie për çdo kërkesë eventuale të ndihmës, qoftë për Komunat tona, qoftë për autoritetet shqiptare.

Po nesër, të gjitha ndihmat e grumbulluara nga qytetarët tanë në Kazermën e FSK-së në Prizren, do të dërgohen nga Ushtria jonë, në mënyrë institucionale, në depot e rezervave shtetërore të Shqipërisë. Kosova do të vazhdojë të jetë në gjendje gatishmërie, për çdo ndihmë të kërkuar, për popullin e Shqipërisë" deklaroi Haradinaj. Në Kosovë pas tërmetit u strehuan mbi 780 persona nga Shqipëria, pjesa më e madhe në ish-kampin e KFOR-it në Prizren.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Proka: 09/12/2019 09:02

    Se pari mos u shqetesoni nga thenjet e politikajve por shikoni realitetin sa ndihmuam dhe prape jemi ne gjendje te ndihmojme. Nje gje mos harroni pa Kosove nuk ka Shqiperi. Ketu shkruajne me nofka shqipe greke e shkije per te percare popullin Shqiptare. Te gjitha hotelet,pensionet ne Shqiperi kane kapacitete per te strehuar deri ne 200000 mije persona por vetem nje hotel ne Shkoder i hapi dyert dhe pranoi 150 veta.

    Përgjigju
  • KIRI: 09/12/2019 01:13

    U MERZITEN KOSOMUTET,,ikni thone tani mjaft ndenjet,,,..

    Përgjigju
  • Rambush: 08/12/2019 23:39

    O Rambush po ben turp te madh or burre shteti apo ngaqe s mbush or shok shpia shqiptarit eshte e zotit dhe e miku e jo me e vllait po ti mer horr tu be java e gjate? Po nuk ke lidhje me kosoven ti e me shqiprine se je msu me shkjahin turp o palaco per 250 vete qe kan ngel aty

    Përgjigju
  • Vlora: 08/12/2019 23:28

    Paskam gabuar kur kam menduar se kosova eshte shqiperi. Sot perforcova te thenat qe: ska me shqiptar ne kosov jane te gjith rrac e panjohur.

    Përgjigju
  • Dardania: 08/12/2019 22:00

    Dardania e tregoj prape veten

    Përgjigju
  • vjeshta: 08/12/2019 20:35

    Rroftë kombi shqiptarë! Cuditërisht ata na quajnë shqiptarë e ne sto kosovarë!!!! Kam dëgjuar një shqiptarë Kosove ne traget që thonte: non sono albanese,sono kosovaro! Më vjen të qaj.

    Përgjigju
    • Vlora: 08/12/2019 23:37

      Jane kosovar jo shqiptare

    • Vlora: 08/12/2019 23:35

      O vjeshta mos u merzit me rracen e serbit. Duhet te gezohesh qe ai kospvari nuk ka pranuar te qenit shqipta. Eshte e vertet. Shqiptaret jane ne minorance ka me shume grk dhe serb

  • demi: 08/12/2019 20:29

    RAM UUUUSH....

    Përgjigju
  • Gezim: 08/12/2019 18:42

    Hahaha mikepritja e Kosoves.ca mikepritje?jemi shume ndryshe per te qene nen nje shtet te vetem.ne kur kishit hall nuk ju thame kurre ikni.ne pritem 800000.aty mund te kene ardhur 500 vete,dhe ata jane neper cadra e hotele.

    Përgjigju
    • Aaaa: 09/12/2019 05:27

      Po por ne kosovareve shum prej nesh shumica i kemi berë me qira kur kan ardh i kemi lshuar me pages

    • Aaaaa: 09/12/2019 05:26

      Ne kosovarve ne at koh i kemi bere edhe te paguajn qira per sa rrin

  • LeGo: 08/12/2019 18:07

    Rrofte mikpritja kosovare,rrofte Kosova

    Përgjigju
    • Ramushi: 08/12/2019 18:42

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Kremlini: Putini gati për bisedime për paqe me Ukrainën

Kremlini: Putini gati për bisedime për paqe me Ukrainën