Stresi i Covid 19 dhe si ta përballojme atë!

Stresi i Covid 19 dhe si ta përballojme atë!

Pandemia Covid 19 që po izolon botën po shkakton pasoja fizike dhe psikologjike në njerëz. Vendin e ka kapluar qetësia dhe jo më kot është përkufizuar si”kohë lufte”, ku shumë njerëz po vdesin, shumë të tjerë janë të infektuar nga ky virus, shumica janë të izoluar nëpër shtëpitë e tyre .

Televizionet çdo ditë po raportojnë informacione me pasoja në vdekje në njerëz dhe shtim të numrit të të infektuarve. Përhapja e madhe e këtij “armiku të padukshëm” ka karantinuar nëpër shtëpitë e tyre shumë individë.

Kjo situatë e Covid 19 po shkakton stres, panik, ankth, frikë, tension. Stresi ndikon në shëndetin tonë fizik, social, emocional, psikologjik dhe mendor. Interpretimi kognitiv i situatës ndryshon nga një njëri tek tjetri dhe sjell efekte jo të njëjta në organizma të ndryshme. Fenomeni stres përfshin ndodhitë stresante që në këtë rast janë: “Covid 19 , izolimi në shtëpi” dhe reagimet ndaj tyre.

Kur dëgjohen informacionet rreth virusit që po vret njerëz aktivizohet një situatë alarmi në mendjen e njerëzve. Alarmi është një reagim i menjëhershëm ndaj situatave problematike. Gjatë situatës së stresit dhe alarmit kemi rritje të rrahjeve të zemrës, tendosje të muskujve, djersitje.

Përballja e vazhdueshme me stresin e COVID-19 konsumon gradualisht organizmin duke shkaktuar rraskapitje fizike (lodhje), rraskapitje mendore (mendime negative), rraskapitje emocionale (pesimizëm) dhe padurim (irritim i shpejtë). Gjithashtu paniku qe po shoqëron njerëzit në këto ditë izolimi karakterizohet nga probleme në frymëmarrje, marrje mendsh, këputje, ngushtim në gjoks dhe frikē nga vdekja. Përsoni mund të pushtohet nga pasiguria dhe ndjenjat e një fundi të pashmangshëm. Ky ankth zgjat nga disa minuta ne disa orë. Këta individë mendojnë se mund të jenë të pafuqishëm në përballimin e situatës.

Si mund ta përballojmë stresin, ankthin dhe panikun e Covid 19?

Ne si individë duhet ta pranojmë realitetin e kësaj situate me qetësi e optimizëm. Duke filluar nga kujdesi ndaj vetes dhe të tjerëve. Duhet të ndërgjegjsohemi për rregullat e parandalimit të këtij virusi. Organizmin duhet ta përgatisim ti bëjë ballë problemeve. Të kemi energjinë që mban gjallë jetën. Duhet të jemi sa me aktiv, produktiv fleksibwl, të aftë të adaptohemi dhe rezistues ndaj situatës. Reduktimi i emocioneve negative që lidhen me stresin, ankthin, pasigurinw, frikën duke e mbajtur veten të zënë me mendime të ndryshme. Zëvëndësimi i mendimeve negative me ato pozitive e kupton dhe menaxhon më së miri situatën.Duke parë anën pozitive të situatës që është të qenit i shëndetshëm, të qenit në jetë, të qenit pranë familjes nuk e humbet entuziazmin për të ardhmen. Parapërgatit veten duke u fokusuar dhe evidentuar shkaqet e stresit që mbajnë gjallë problemin. Ta mbash nën kontroll duke ndryshuar mënyrën se si e shikon burimin e stresit..

Izolimi është një element stresues për shumë individë. Por ne mund ta bëjme sa më pak stresant atë duke zhvilluar;

– Aktivitete fizike të cilat të japin mundësinë për të shkarkuar tensionet negative që shkakton ky stres. Aktiviteti fizike luan një rol thelbësor në menaxhimin e stresit psikologjik duke reduktuar gjendjen e ankthit.

– Aktivitete të tjera si: të gatuash, të lexosh libra, të dëgjosh muzikë, të luash me fëmijët janë aktivitete zbavitëse dhe kënaqësie.

– Merrni frymë thellë dhe çlirojeni frymën, lehtësoni muskujt. Meditoni pasi është një alternativë e mirë për përballimin e stresit.

– Shkëputuni nga shikimi dhe dëgjimi i lajmeve nëpër televizione dhe rrjete sociale.

– Socializimi është shumë i rëndësishëm në këto kushte izolimi. Duke qënë se nuk mund të jemi pranë njëri – tjetrit fizikisht përfshihemi në ndërveprime efektive duke organizuar vidio-kamera me miqtw dhe të afërmit tanë.

– Të qenit pranë familjes dhe duke u kujdesur për to dhe vetën arrijmë të krijojmë kopshtin e sigurisë dhe qetësisë.

Veprimtaritë bashkëpunuese dhe kontribuese që ne japim për njëri – tjetrin mund të arrijmë kalimin më sukses të kësaj situate.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 27/03/2020 04:10

    Rregulli në 1. Mos shikoni tv dhe mos lexoni mediat. Ter te keqijat qe krijojne stres vijnë nga këto të dyja!

    Përgjigju
    • dori: 22/12/2020 21:00

      sdi gjo

    • dori: 22/12/2020 21:00

      po k*ri po po po bra... bra... bravo bravo k*ri bravo

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ben Andoni: PD-ja përballë protestave, por pa publikun?!

Ben Andoni: PD-ja përballë protestave, por pa publikun?!