Reperi Stresi i cili feston sot 33-vjetorin e lindjes erdhi është pritur me duartrokitje nga miq dhe familjarë të cilët kanë pritur lirimin e tij jashtë dyerve të qelisë në burgun e Fushë-Krujës.

Vetë reperi ka postuar një video në Instagram nga ky moment ku shkruan: Nuk thyhem para sfidave çfarëdo qofshin ato dhe sot në orën 00:00 me familjen time ,miqtë dhe të afërmit ditlindjen time e ndaj me ju sepse ju më ishit pranë gjithmonë në kohë të mira dhe të vështira.Dhurata mē e mirë qe morra për ditēlindje ishte LIRIA !! I JUAJI ARKIMED LUSHAJ (STRESI)

Postimi i plotë i Stresit

Stresi u lirua tetë muaj pas ndalimit nga policia. Ai u arrestua në 17 tetor të vitit të kaluar në një hotel në zonën e Linzës me armë dhe kokainë. Gjatë kontrollit blic, Stresit iu gjet dhe sekuestrua një sasi e vogël kokaine, një armë zjarri pistoletë e tipit “Beretta” si dhe 12 fishekë të modelit 7.65 mm. Drejtësia e ka dënuar Stresin vetëm për armëmbajtje, ndërsa akuza për kokainën dhe grup kriminal ka rënë duke u dënuar me 3 vite burg nga gjykata. Si pasojë e gjykimit të shkurtuar, përfundimisht ai u dënua me 2 vite, ndërsa u lirua nga gjykata pas tetë muajsh burg me argumentin se nuk përbën rrezikshmëri.

Kjo nuk ishte hera e parë që Arkimed Lushaj prangosej për mbajtje armësh pa leje, pasi ai njihet edhe për përfshirjen e tij në sherre dhe konflikte të tjera. Stresi përfundoi në prangat e policisë edhe në 13 prill të 2017, pasi u kap duke konsumuar kokainë në një lokal në Tiranë.Ndërkaq, ai është arrestuar edhe disa herë të tjera, pasi qarkullonte me armë pa leje. Madje në disa raste reperi shqiptar i ka publikuar vetë foto me armë në rrjetet sociale.