Stresi po ju vret, shkaktari i tumorit, diabetit, mbipeshës! Altin Joka: Ja si ta luftoni përmes…

I ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka, ishte nutricionisti nga Suedia, Altin Joka, i cili foli për stresin dhe dëmet që ai shkakton në shëndetin e njerëzve, si dhe ushqimet që duhet të konsumohen për uljen e nivelit të kortizolit në trupin tonë.

”Stresi është përgjigjia që trupi ynë reagon ndaj situatave të ndryshme në jetë, qofshin reale dhe jo reale dhe është një gjendje e shkaktuar nga disa faktorë” e nis kështu bisedën nutricionisti i njohur, duke shtuar se kur njeriu përballet me situata stresuese, komplikohet gjendja e gjendrave endokrine, duke krijuar probleme me gjumin dhe jo vetëm.

”Është parë që kur ne jemi me stres, kortizoli në trup rritet me nëntë herë, kjo kur kemi stres mesatar, ndërsa kur kemi stres të rritur, niveli i kortizolit rritet me 12 herë” u shpreh Altini, duke theksuar se trupat tanë nuk janë të përllogaritur që të ‘hanë’ gjithë këtë nivel stresi që përballojmë sot.

”Stresi i tepërt, ul imunitetin, dëmton mukozën e stomakut, dëmton gjendrat endokrine, sjell një inflamacion më të rritur në trup duke krijuar disa probleme si hipertensioni, mbipesha, probleme me kapsllëkun, plakje të parakohshme, probleme me tumoret që kanë një bazë kryesore edhe nga niveli i stresit, humbje të shikimit, dëmtim të neuroneve, probleme me sëmundjet mendore, ulje të potencës seksuale, probleme me menstruacionet tek femrat, rënien e flokëve, si dhe një sërë pasojash të lidhura me njëra-tjetrën.

”Kortizoli, i njohur si hormoni i stresit, është përgjegjësi kryesor për të gjitha problemet e krijuara nga stresi” tha Altini, duke shtuar se ky hormon prodhohet në gjendrat mbiveshkore, e më pas lëshohet në gjak, duke u transportuar në të gjithë trupin.

”Kortizoli sjell dhe ndryshime të nivelit të sheqerit apo glukozës në gjak, problemin e metabolizmit, ndihmon dhe në forcimin e kujtesës, sikurse stabilizon dhe mban nivelin e gjakut korrekt, pa harruar gjumin dhe zgjimin në mëngjes” shtoi ai, duke theksuar se kortizoli rritet dhe nga nivelet e larta të zhurmave, përdorimi i tepërt i teknologjisë, ndërsa kur kortizoli ulet, kemi ulje të ritmit të zemrës, ulje oreksi dhe presion të ulët gjaku. Po çfarë ushqimesh duhet të konsumojmë që të ulim nivelin e stresit sipas Altin Jokës?

Së pari ushqime me vitaminën B kompleks, konsumimi i fasuleve, i bishtajoreve, i bananeve, grurit të papërpunuar, i patateve të kuqe, i avokadove, grupit të ushqimeve me vitamina C si speci, kivi, agrumet si dhe aminoacidit të triptofanit, pa harruar vajrat e ullirit, avokados, apo sallatat jeshile. Kur jemi në stres, gjendrat mbiveshkore nuk funksionojnë mirë dhe për pasojë, kemi rritje në peshë, ose mund të humbasim peshë duke u dobësuar.

”Konsumimi i borzilokut, ose mbajtja në gojë e tij, mund të normalizojë situatën me stresin” theksoi Altini, duke shtuar se nuk duhet të harrohen ushqimet me magnez që janë shumë të rëndësishme. Në fund Altini tha se është vënë re se femrat si natyra më emocionale, preken më lehtë nga stresi, në raport me meshkujt.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë

Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë