STRUGE- Policia maqedonase padit në prokurori 5 anëtarë të bordit, të cilët 2 km larg Strugës, ngritën një memorial në kujtim të luftëtarëve shqiptarë që kishin marrë pjesë në kryengritjen e shtatorit 1913 kundër forcave serbe.
Monumenti u ndërtua dy muaj më parë. Sipas zëdhënësit të policisë “Momunenti është vendosur në kundërshtim me planin urbanistik të zonës”.
Pretendohet se monumenti nuk nderon maqedonasit të cilët kanë marrë pjesë bashkë me shqiptarët në këtë kryengritje.
Mediat maqedonase shkruajnë se ky vendim mund të ndezë tensionet etnike mes shqiptarëve dhe maqedonasve.
Memoriali ishte inisiativë e drejtuesve lokalë të fshatitt Radolista dhe Teferiç afër Strugës. Kryetari i bashkisë, Ziadin Sela, shqiptar nuk mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të memorialit por kishte dërguar përfaqësues të bashkisë. Ndërkohë që organizatorët thonë se kanë pasur dakordësinë e tij verbale për ndërtimin e memorialit.
Në këtë ceromi, që u zhvillua në shtatori mori pjesë dhe ish kryetari i bashkisë i Strugës, po shqiptar Ramiz Merko. Po kështu mori pjesë edhe Muzafer Korkuti, kryertari i Akademisë Shqiptare e Shkencave, i cili fillimisht kishte qenë pjesë e një simpozium të organizuar në Strugë, me rastin e revoltës bullgaro-shqiptare në 1913.
Por kjo zemëroi Akademinë Maqedonase të Shkencave e cila e quajti “të paprecendentë” praninë e Korkutit në këtë ceremoni.
“Duhej të kishte qenë e rregullt nga ana e tij që të na kishte lajmëruar pasi ne kemi firmosur dokumentet e bashkëpunimit”- tha akademiku maqedonas Cvetan Grozdanov
Memoriali u ndërtua nga komuna e Strugës, në bashkëpunim me Shoqatën e Historianëve Shqiptarë në Maqedoni - dega në Strugë me rastin e 100 vjetorit të kësaj kryengritjeje.
Incidentet etnike janë të shpeshta. Në tetor, kryetari i bashkisë së Strugës, Sela, kërcënoi se do të hakmerrej kundrejt komunës së vogël afër Vevçanit, populluar nga maqedonasit etnik, pasi larguan shenjat dygjuhëshe maqedonisht-shqip, nga territori i saj.
KRYENGRITJA E SHTATORIT 1913
Kryengritja shqiptaro-bullgare ose bullgaro-shqiptare nga viti 1913, u zhvillua si rezultat i pakënaqësisë së vendimeve të Konferencës së Bukureshtit për aneksimin e këtyre trojeve, që populli liridashës u ngrit mbase edhe i papregatitur sa duhet në luftë kundër okupatorëve të padëshiruar. Kjo kryengritje u shua në mënyrën më të egër dhe pasojat ishin shumë të rënda, të shoqëruara me masakra të shumta, pushkatime, vrasje etj, por që nuk e ka lëkundur unitetin shqiptaro-bullgar në luftë kundër pushtuesve serb.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com