Struktura e stërvitja e bandës së
Rinasit, Xhyliu: Jam paguar pak!

Struktura e stërvitja e bandës së<br />Rinasit, Xhyliu: Jam paguar pak!
"Ndihem i penduar, pranoj akuzën". Këto kanë qenë fjalët e vetme të ish-policit të kompanisë private, Fation Xhyliu para gjykatës së Tiranës, pasi u njoh me masën 'arrest me burg' së bashku me bashkëpunëtorin tjetër, ish- komandon Ditjon Memlika.

Gjithashtu Fation Xhyliu tregoi me imtësi të gjithë mekanizimin, stërvitjen dhe më pas ndarjen e lekëve, ku sipas tij ai ishte paguar më pak, duke i dhënë një sasi të vogël paund, me argumentin se ska pasur rol të rëndësishëm në grabitje, por vetëm kishte qënë vëzhgues.

Pasi u njoh me kërkesën e prokurorisë dhe provat e paraqitura, Gjykata e Tiranës vendosi të vlerësojë të ligjshëm arrestimin e Fation Xhyliut dhe Ditjon Memlikës.

Pas seancës për caktimin e masës së sigurisë ndaj dy të dyshuarve të parë si grabitës Xhyliu e Memlikaj reagoi dhe prokurori i çështjes Ervin Karanxha duke deklaruar se hetimet janë të hapur dhe do të ketë të tjerë të arrestuar.

Avokati i Fation Xhyliut, Arben Peci u shpreh për mediat pas mbarimit të seancës gjyqësore për masën e sigurisë, se arresti me burg është anti-ligjor, ndërsa klienti, sipas tij është marrë në pyetje pa praninë e një avokati.
 
"Gjykata në mënyrë anti ligjore vendosi masën arrest me burg. Dua të evidentoj që të drejtat ligjore për të ndaluarin është shkelur.
 
Pasi është marrë në pyetje pa avokat mbrojtës, nuk është lejuar që unë ta përfaqësoj. Deri tani nuk ka asnjë status ligjor. Fation Xhyliu është ndier i penduar
" deklaroi ai.

Ndërsa Ditjon Memlika nuk kishte dhe u caktua kryesisht nga gjykata..

Fation Xhyliu tregon si i përgatisnin grabitjet
ReportTv ka mësuar se Xhyliu ka treguar adresat e banesave të pjesëtarëve të grupit, vendet ku fshiheshin lekët, numrat e telefonit që përdorte ky grup dhe mjetet e tyre.
 
Po ashtu ai ka treguar se për cdo grabitje përgatitjet zgjasnin për afro 2 muaj dhe ata inskenonin ngjarjet gjatë orëve të natës atëherë kur aksi Qafë-Kashar-Rinas ishte pa trafik.
 
Të Enjten pritet të dalin para gjykatës Ernest Kupa dhe Neim Avdylaj ndërsa dhe për ta kërkesa e prokurorisë është ajo e arrestit me burg.

Por kush janë Fation Xhyliu dhe Ditjon Memlika?
Fation Xhyliu është ish-punonjës i policisë në një kompani private, ndërsa para grupit hetimor ka treguar edhe mënyrën se si funksiononte grupi kriminal.
 
Ai ishte personi që tregonte oraret e lëvizjes së mjeteve të blinduara me para, por edhe mënyrën e organizimit të kompanisë private të policisë duke sjellë  dy grabitjet në Kashar në Dhjetor 2015 dhe Shkurt 2016.
 
Ndërsa, Ditjon Memlika 31 vjec lindur në Tepelene dhe banues ne Tiranë, ish efektiv në forcat ushtarake ka qenë komando në Afganistan.

Dje u arrestuan Fation Xhyliu 33 vjec lindur në Lushnje banues në Tiranë, ish punonjës në Shpsf “Rogat”, Ditjon Memlika 31 vjec lindur në Tepelene dhe banues ne Tiranë, ish efektiv në forcat ushtarake, Neim Avdulaj 28 vjec lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë, ish ushtar profesionist në forcat ushtarake te Zallherrit dhe Ernest Kupa me banim në Krujë me biznes privat.
 
Ndërkohë që janë shpallur në kërkim Admir Murataj, drejtuesi i grupit kriminal dhe Admir Çerpja.
 
Të arrestuarit dhe dy personat në kërkim janë edhe autorët e grabitjes së 3 dhjetorit 2015 në Kthesat e Kasharit ku u grabitën rreth 3.5 milionë euro nga një prej blindave të shoqërisë së sigurisë.
 
Në të dy këto grabitje, banda ka arritur të marrë në nën kërcënimin e armëve plot 6.7 milionë dollarë.

Grabitja, paratë u groposën me tenxhere në Vlorë dhe kasafortë
Policia ka sekuestruar deri tani një pjesë të shumës monetare që u grabit nga banda kriminale të enjten e kaluar në Qafë Kashar, që sipas burimeve arrin në 1.5 mln Euro nga 2.3 mln Euro që u vodhën.
 
Në Vlorë u gjetën të groposura dy tenxhere me presion të mbushura me kartëmonedha Paund, Dollarë Amerikanë, Australiane, Kanadeze si dhe Euro.
 
Paratë janë gjetur pranë banesës së Neim Avdulajt, i cili u arrestua dje nga policia së bashku me tre bashkëpunëtorët e tjerë, ndërsa dy janë ende në kërkim.
 
Shuma e gjetur është pjesa që Neim Avdulaj mori nga grabitja në Rinas dhe që e dërgoi më pas në Vlorë duke e fshehur në tokë me tenxhere presioni pranë banesës.
 
Ndërsa në Vorë gjatë operacionit, policia e shtetit deklaron se tek servisi i familjes së Admir Muratajt, që është shpallur në kërkim, u gjet një kasafortë me një sasi Eurosh e Dollarë.
 
Ndërkohë që edhe gjatë operacionit të ditës së djeshme janë sekuestruar një sasi e parave që u grabitën.
 
Deri tani janë gjetur dhe sekuestruar nga policia rreth 1.5 mln Euro nga 2.3 mln Euro, që u grabitën nga banda, ndërkohë që kontrollet kanë vijuar në disa banesa, hotele e lokale në Prezë, Vorë, Farkë, në Vlorë, Lushnje etj.

[gallery]21039[/gallery]
Zhvillimet e ditës së sotme nga grabitja dhe autorët

Ora 14:55 Identifikohet personi i 6 që është në kërkim, Admir Çerpja
 
Ora 14:30 Fation Xhyliu tregon si i përgatisnin grabitjet
ReportTv ka mësuar se Xhyliu ka treguar adresat e banesave të pjesëtarëve të grupit, vendet ku fshiheshin lekët, numrat e telefonit që përdorte ky grup dhe mjetet e tyre.
 
Po ashtu ai ka treguar se për cdo grabitje përgatitjet zgjasnin për afro 2 muaj dhe ata inskenonin ngjarjet gjatë orëve të natës atëherë kur aksi Qafë-Kashar-Rinas ishte pa trafik.
 
Të Enjten pritet të dalin para gjykatës Ernest Kupa dhe Neim Avdylaj ndërsa dhe për ta kërkesa e prokurorisë është ajo e arrestit me burg.

Ora 13:55 Arben Peci: Fation Xhyliu u mor në pyetje pa avokat
Avokati i Fation Xhyliut, Arben Peci u shpreh për mediat pas mbarimit të seancës gjyqësore për masën e sigurisë, se arresti me burg është anti-ligjor, ndërsa klienti, sipas tij është marrë në pyetje pa praninë e një avokati.
 
"Gjykata në mënyrë anti ligjore vendosi masën arrest me burg. Dua të evidentoj që të drejtat ligjore për të ndaluarin është shkelur.
 
Pasi është marrë në pyetje pa avokat mbrojtës, nuk është lejuar që unë ta përfaqësoj. Deri tani nuk ka asnjë status ligjor. Fation Xhyliu është ndier i penduar
" deklaroi ai.
 
Ora 13:30 Fation Xhyliu para gjykatës: Jam penduar, pranoj grabitjen
"Ndihem i penduar, pranoj akuzën". Këto kanë qenë fjalët e vetme të ish-policit të kompanisë private, Fation Xhyliu para gjykatës së Tiranës, pasi u njoh me masën 'arrest me burg' së bashku me bashkëpunëtorin tjetër, ish- komandon Ditjon Memlika.

Ora 13:15 Gjykata lë në burg Xhyliun dhe Memlikën
Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e prokurorisë duke vlerësuar të ligjshëm masën e arrestit me burg pa afat për Fation Xhyliun dhe Ditjon Memlikën, ndërsa dosja pritet që të kalojë në kompetencën e Krimeve të Rënda.



[gallery]21043[/gallery]


[gallery]21042[/gallery]​
Ora 13:10 Grupi kriminal drejtohej nga Admir Murataj, prokuroria kërkon 'arrest ne burg'
Prokurorët Dado dhe Karanxha kanë kërkuar masën arrest me burg për dy të arrestuarit që sot janë para gjykatës.
 
Fation Xhyliu ishte personi që informonte për lëvizjet dhe oraret e blindave me para, ndërsa ka treguar edhe mënyrën se si ky grup funksiononte nën drejtimin e Admir Muratajt.

Ora 12:30 Avokati i Xhyliut dhe Memlikës ka kërkuar që seanca të zhvillohet me dyer të mbyllura në Gjykatën e Tiranës.

Ora 11:50 Avdulaj po luante në kazino para arrestimit
Neim Avdulaj një prej personave që është arrestuar nga policia është me origjinë nga Vlora.
 
Sipas burimeve të policisë Neim Avdulaj ka lindur në Vlorë por jeton në Tiranë, ndërsa mësohet se nuk ka banesë në Vlorë.
 
Arrestimi i tij erdhi pasi policia zbuloi se Avdulaj bënte pjesë në grupin e strukturuar që kryente grabitjen e bankave.
 
Burime bëjnë me dije se në momentin e arrestimit Avdulaj ka qenë duke luajtur në një prej kazinove të qytetit të Vlorës ne bulevardin Vlorë- Skelë i shoqëruar edhe nga dy miqtë e tij.
 
Madje të njëjtat burime bëjnë me dije se arrestimi i tij është bërë jashtë kazinosë.
 
Strukturat operacionale së bashku me policinë e Vlorës kanë pritur që Avdulaj të dilte nga kazinoja dhe më pas ta arrestonin, ndërkohë pasi është arrestuar Avdulaj është shoqëruar në drejtim të Tiranës nga forcat operacionale, duke i vendosur një kapuç në kokë.
 
Sipas punonjësit të kazinosë Avdulaj ka qenë duke luajtur me shpinë nga dera hyrëse.
 
Po ashtu, sipas punonjësit të kazinosë Avdulaj ka qenë me fat pasi kishte fituar një shumë prej 600 mijë lekësh.



Ora 11:15 Xhyliu dhe Memlika sot para gjykatës
Sot do të dalin para Gjykatës së Tiranës për masën e sigurisë Fation Xhyliu dhe Ditjon Memlika, dy nga katër të arrestuarit.
 
33 vjeçari Xhyliu lindur në Lushnje dhe banues në Tiranë, ka qenë ish punonjës në Shpsf “Rogat” dhe është personi kryesor që me dëshminë e tij hodhi dritë mbi bandën kriminale duke zbuluar mënyrën e funksionimit dhe skemat.
 
Ndërsa Ditjon Memlika 31 vjec, lindur në Tepelene dhe banues ne Tiranë, ish efektiv në forcat ushtarake (ish-komando me mision në Afganistan).

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë