“S’tu prezantova si Putin, as si Medvedevi”, dekani i Gjeologjisë-Ramës: Kemi problem godinën, ua thashë studentëve që ditën e parë

Dekani i Fakultetit të Gjeologji-Minierave ishte i pari që nisi dialogun mes qeverisë dhe studentëve për çështjen e 8 kërkesave të studentëve. Hoxha tha se ky fakultet ka si emergjencë çështjen e godinës. “Fakulteti ka një kërkesë. Kemi 4 vite që debatojmë për këtë kërkesë. Kemi problemin e godinës, shprehja juaj e fundit ishte mos u merrni me çështje që nuk janë çështje. S’tu prezantova si Putin, as si Medvedev, as si Erdogan, por si dekan i Fakultetit të Gjeologji-Minierave. Studentëve iu kam thënë që ditën e parë të protestës, iu thashë që kryeministri ua dha përgjigjen po, megjithëse disa kërkesa kanë disa nënkërkesa dhe duhen diskutuar.”-tha Hoxha.


Lajmi kryesor:

Protesta/ Rama nisi dialogun me pedagogë e studentë të Gjeologjikut: S'e çojmë dot buxhetin 5%


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Erisa Xhixho i bashkohet protestës dhe ulet këmbëkryq në mes të rrugës duke kërcënuar Policinë: Guxoni të na shkelni!

Erisa Xhixho i bashkohet protestës dhe ulet këmbëkryq në mes të rrugës duke kërcënuar Policinë: Guxoni të na shkelni!