'Diplomat peng'/ Studentët e Mjekësisë në 'Frontline': Bojkot deri sa të pezullohet ligji! Koduzi: Shqiptarët pas disa vitesh do vizitohen nga veterinerët

Që prej nisjes së viti të ri akademik, studentët e mjekësisë kanë bojkotuar mësimin duke kundërshtuar ligjin që i detyron të punojnë 5 vite në Shqipëri pas përfundimit të studimeve, ose përndryshe do të paguajnë rreth 249 mijë lekë tarifën vjetore.

Në emisionin ‘Frontline’ në Report Tv me gazetaren Marsela Karapanço, studentët e mjekësisë thonë se nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre ato do të vijojnë bojkotin e vitit akademik, ndërsa kërkojnë një zgjidhje nga qeveria.

 ‘Protestojmë është cenimi i së drejtës që është pajisja me diplomë në përfundimin të studimeve kjo e drejtë na është mohuar ose është bërë e pamundur me anë të kostos së barazuar me tarifën. Vazhdimi varet nga situate dhe rikthimi i kësaj të drejte. Gjithçka vare nga anulimi i ligjit që na merre peng diplomat. Të pezullohet ligji, dhe është kusht i padiskutueshëm. Pas anulimit të ligjit, jo vetëm ne por edhe mjekë të ulemi në tryezë e të gjejmë zgjidhjen.’- u shpreh Zino Veleshnja.

I të njëjtit mendim është edhe studenti Gani Krashi, i cili u shpreh se qëllimi i tyre përfundimtar është që të pajisen me diplomë.

Në po protestojmë për diçka të thjeshtë, kërkojmë të trajtohemi njësoj si të gjithë studentët. Kemi të detyruar të paguajmë një shifër të madhe. Qëllimi është që në fund të pajisemi me diplomën. Pagesa është stratosferike. Bojkoti do të vazhdojë derisa të gjejmë zgjidhje nga qeveria.’- tha Gani Krashi.

Sulejman Çelaj, mjek kardiolog nga SHBA, tha se studentët duhet të protetsojnë, por jashtë orarit të mësimit e se duhet të protestojnë për kushte në mësimdhënie.

‘Bëni protesta jashtë orarit të mësimit. Vetëm ata që humbin nga këta protesta jeni ju. Bëni protesta që profesorët tu vijnë në ligjërata. Kërkoni nga ministria që të lidheni me fakultete e tjera evropiane e të vini këtu, ose më ndryshe. Ato protesta të bëni.’- tha Çelaj.

Nga ana tjetër Gazment Koduzi, ekspert i shëndetësisë në PD, thotë se qeveria nuk duhet të fajësojë studentët, por duhet të gjejë një strategji të burimeve njerëzore që të mbajë mjekët në vend. Koduzi tha se mjekët largohen për shumë arsye e shtoi se në vendin tonë trajtojnë me respekt ato me zinxhirë të trashë në qafë, e mjekët i trajtojnë si shërbëtor. Me këtë ritëm largimi, tha Koduzi, shumë shpejt shqiptarët do të vizitohen nga veterinerët.

‘Mjekët e rinj kërkojnë zhvillim profesional. Kërkojnë kushte pune të favorshme të ardhura punë të favorshme. Mjekët mbi 35 vjeç kërkojnë status social. Në Shqipëri më shumë respektohet ai që ka qafën e trashë dhe zinxhirë të trashë e makinë të madhe sesa mjeku, atij i thuhet se është bosi e mjeku shërbëtori. Në vend që të delegojë qeveria këto arsye ja hedh shkakun e dështimit të politikave të saj ja hedh studentëve. Shqipëria ka nevojë të tmerrshme për specialistë. Nuk ka strategji të burimeve njerëzore, sa duhen futur. Qeveria nuk është kujtuar pasi po bën efekt të kundërt në këtë rast. Duhet të ketë 1000 studentë në vit, që të rikuperojë në të kundërt nuk do të kemi mjek që të vizitojnë shqiptarët, por do të vizitohet nga veterinerët.’- tha Koduzi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:46
Mjeku përplaset me studentët, u kujton betimin e Hipokratit

 

Mjeku kardiolog Sulejman Çelaj në një intervistë për emisionin Frontline në Report Tv iu kujtoi studentëve betimin e Hipokratit.

‘Ka mbaruar qeveria, jemi në kapitalizëm. Paguajmë paguajmë, mirëpo kostoja nuk është aq sa paguan studenti. Një student i fakultetit të mjekësisë paguan 100 mijë euro në vit. Nuk është se prindi paguan 2 fish. Nëse filloni dhe lexoni betimin e Hipokratit. E thotë shumë qartë se profesorët tuaj do ti trajtoni si prindërit dhe do të ndani me ta edhe paratë.’- tha mjeku Çelaj.

M.Q./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65- vjeçari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65- vjeçari