Studentët e rinj, si do bëhet regjistrimi në Universitet, çfarë ndryshon

Studentët e rinj, si do bëhet regjistrimi në Universitet, çfarë ndryshon

Foto ilustruese

Të gjithë maturantët fitues në universitete, duhet të respektojnë procedurat e regjistrimit dhe ankesave për të vijuar garën. Kështu thotë Ministria e Arsimit, e cila ka bërë publike procedurën e regjistrimit në Universitet, me të gjitha afatet.

Regjistrimi

Në datat 30 gusht deri në 12 shtator 2018, të gjithë aplikantët të cilët janë shpallur fitues në Raundin e parë mund të kryejnë procesin e regjistrimit me dokumentacionin në sekretaritë mësimore të IAL-ve në programet e studimit ku dëshirojnë të vazhdojnë studimet, nga ora 8:00 deri në orën 16:30. Periudha 30 gusht deri në 12 shtator 2018 është e ndarë në 7 faza 48 orëshe.

Kur aplikanti shpallet fitues, ai duhet të regjistrohet brenda 48 orëve nga momenti kur është shpallur fitues. Nëse nuk regjistrohet brenda ketij afati, ai e humbet të drejtën e regjistrimit në atë fazë. Këto faza zhvillohen deri në plotësimin e kuotave në datën 12 shtator 2018. Nëse ngelen kuota bosh, për to do të konkurohet në fazat në vijim pas raundit të parë. Për ndjekjen e procedurave të 7 fazave 48 orëshe, do të publikohen udhëzime në faqet e Ministrisë së Arsimit dhe U-Albania. Aplikantët fitues duhet të regjistrohen vetëm në një program studimi përvec nxënësve dhe studentëve të shkëqlyer.

Dokumentat

Për regjistrim (mund ti dorëzoni personalisht ose nëpermjet një përfaqësuesi të autorizuar me prokurë nga ana juaj) duhet ky dokumentacion:
– dokument identifikimi (pasaportë ose kartë identiteti). Në dosje mbahet vetëm fotokopja.
– fotokopja e noterizuar e Maturës Shtetërore së bashku me certifikatën e notave.
– deklaratën të cilen e gjeni në udhezimin e plotë, duhet ta printoni dhe plotësoni te sekretaritë e degës së studimit ku do të regjistroheni.
Pas deklaratës së shkruar bëhet regjistrimi menjëherë në portalin U-Albania dhe firmoset nga sekretarja dhe aplikanti në dy fotokopje formulari i printuar nga sistemi, një prej të cilave i jepet aplikantit.
Nesë nuk regjistroheni brenda afateve humbisni të drejtën e aplikimit në raundin e parë dhe keni të drejtë të aplikoni në raundin e dytë.

Ç’regjistrimi

Pasi keni bërë regjsitrimin, keni të drejtë të ç’regjistroheni vetëm në datën 13 Shtator 2018. Duhet të paraqisni një kërkesë pranë sekretarisë mësimore ku keni bërë regjistrimin duke tërhequr dokumentat e dorëzuara. Nëse ky veprim nuk kryhet brenda datës së dhënë, kandidati nuk ka të drejtë të ndryshojë programin e studimit për këtë vit akademik.

Ankesat

Aplikantet kanë të drejtën e ankimimit në IAL në datën 29 Gusht 2018. Brenda 24 orëve nga paraqitja e ankesës, IAL shpreh vendimin lidhur me ankesën. Brenda dates 31 Gusht 2018 IAL-te shpallin vendimet ne forme elektronike ne U-Albania. Aplikantët, pavarësisht paraqitjes së ankesës, nëse janë shpallur fitues mund të vijojnë procedurat e aplikimit. Nëse ankesa është pranuar duhet të cregjistrohen dhe të regjistrohen në programin e studimit në te cilin është pranuar ankimi, vetëm me datë 13 shtator 2018.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Më ofroi postin e nënkryetarit', Agron Shehaj i përgjigjet Arben Malajt

'Më ofroi postin e nënkryetarit', Agron Shehaj i përgjigjet Arben Malajt