SHBA - Justin Beckerman, 18-vjeçari nga New Jersey ka arritur të krijojë një nëndetëse plotësisht funksionale. Nëndetësja e krijuar nga Beckerman, ka vend vetëm për një njeri dhe është e përbërë nga tuba plastikë në mënyrë që të ketë peshë sa më të lehtë.
Nëndetësja e quajtur "Nautilius" ka një gjatësi rreth 3 metra dhe mund të zhytet deri në 30 metra thellësi, edhe pse nuk është provuar akoma.
Djaloshit 18-vjeçar i'u deshën 6 muaj dhe 2 mijë dollarë për të ndërtuar nëndetësen "Nautilius". Beckerman ka menduar dhe për disa elemente sigurie për nëndetësen e tij, duke përfshirë disa pompa në rast se uji futet brenda nëndetëses. Kurse përsa i përket motorit, ai e gjeti atë nga një varkë peshkimi.

Djaloshi i ri planifikon për të studiuar inxhinieri në kolegj dhe shpreson që së shpejti ai ta modifikojë më shumë shpikjen e tij.
Redaksia Online
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Foto të nëndetëses "Nautilius"