Studentja në protestë, kërkon rikthim të shtetëzimit të naftës si në vendet e lindjes: Nuk mund t'i lihet në dorë 5 oligarkëve

Albina Ruko, studente e Fakultetit të Shkencave Sociale që iu bashkua sot protestës kundër rritjes së çmimit të naftës, ka kërkuar shtetëzim të prodhimit të naftës. Për Report Tv, Ruko tha se ajo nuk mund t'i lihet në dorë '5 oligarkëve', duke kërkuar që në vend të krijohet një situatë si në Kinë, Iran e vendet e Lindjes së Mesme.

"Ne kërkojmë uljen e çmimeve, jemi në krizë ekonomike dhe qeveria duhet të marrë masa për t'i lehtësuar barrën qytetarëve dhe studentëve sidomos. Ne e kemi pritur një farë rritje të çmimeve, por kjo që po ndodh është ekstreme, janë çmime abuzive, nëse marrim çmimin e naftës dihet që nuk e  merr sot për nesër, ke rezervë nafte dhe çmimi duhet të ngelet i pandryshueshëm, nuk mund ta rrisësh tre herë më shumë. Nuk mund të lihen qytetarët në mëshirë të fatit. Shteti ynë duhet të ketë rezerva nafte, duhet t'i shtetëzojë ato dhe t'i marrë në kontroll jo tja japi atyre 5 oligarkëve. Rezerva kemi, por ato i shfrytëzon tjetërkush", tha ajo.


Lajmi kryesor:

Rritja e çmimeve, studentët e Bujqësorit marshim-protestë nga universiteti në sheshin Skënderbej: Nuk po përballojmë dot jetesën, do i bashkohemi protestës pasdite te kryeministria


/KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Zbulohet identiteti i autorit të masakrës në Magdeburg: Psikiatër saudit anti-islam, fans i AfD-së dhe Elon Muskut

Zbulohet identiteti i autorit të masakrës në Magdeburg: Psikiatër saudit anti-islam, fans i AfD-së dhe Elon Muskut