Studimi amerikan: Ndotja e mjedisit rrit depresionin dhe problemet mendore

Studimi amerikan: Ndotja e mjedisit rrit depresionin dhe problemet mendore

Foto ilustruese

Ndotja atmosferike mund të ndikojë në shëndetin tonë mendor, duke nxitur probleme si depresioni dhe çrregullimet bipolare. Studim i publikuar në “Plos Biology”, ka analizuar të dhënat e 151 milionë personave në Shtetet e Bashkuara dhe 1.4 milion të tjerëve në Danimarkë.

Studimi u drejtua nga Andrej Rzhecki, gjenetist në Universitetin e Çikagos. Sipas " Plos Bilogy", ekspozimi u regjistrua në nivel qarku  dhe për të u morën parasysh edhe faktorë të tjerë si të ardhurat, etnia dhe dendësia e popullsisë së zonës. Nga kombinimi i të dhënave atmosferike me kërkesat për sigurim shëndetësor u zbulua se parashikuesi më i fortë i diagnozës së çrregullimit bipolar  pas përkatësisë etnike  ishte cilësia e ajrit.

Sipas rezultateve  ekziston një lidhje e fortë, edhe pse akoma nuk është e mundur të provohet një lidhje direkte shkak-pasojë midis ndotjes dhe niveleve më të larta të skizofrenisë, çrregullimeve të personalitetit dhe depresionit.

Por si mund të ndikojë ndotja në trurin tonë? Një faktor i dukshëm është zhurma në trafik, që dihet se rrit stresin dhe përkeqëson cilësinë e gjumit. Gjithashtu disa mikro ndotës, siç është PM 2.5, mund të ndikojnë potencialisht në tru.

Një mundësi tjetër është që rritja e inflamacionit në trup  e shkaktuar nga ndotja, aktivizon reagimin e stresit të trurit. Një hipotezë tjetër ështëqë  smogu shkakton ndryshime epigjenetike, të cilat ndikojnë në aktivitetin e ADN-së  duke ndryshuar ekuilibrin e kimikateve të trurit.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë