Studimi: Antitrupat e Covid-19, zhduken shumë shpejt

Studimi: Antitrupat e Covid-19, zhduken shumë shpejt

Foto ilustruese

Shpresat që popullata të krijojë imunitet kundër COVID-19, janë të pakta pas hulumtimeve të institucioneve shëndetësore britanike, që tregojnë se antitrupat zhduken shumë shpejt pas rikuperimit nga sëmundja.

Një studim në Mbretërinë e Bashkuar ka zbuluar se numri i njerëzve me antitrupa ka rënë me 26 për qind që kur masat e bllokimit u lehtësuan gjatë verës. Studiuesit e “Imperial College London” morën në shqyrtim 365 mijë njerëz gjatë tre raundeve të testimit midis muajit qershor dhe shtator.

Rezultatet e studimit “REACT-2” treguan se 6 për qind e njerëzve kishin antitrupa ndaj virusit, rreth kohës kur bllokimi u lehtësua përkatësisht në fund të qershorit dhe në fillim të muajit korrik, ndërkohë që në studimin e fundit ajo ra në 4.4 për qind.

Në sajë të studimit u arrit në përfundimin  se të rinjtë, ata nga komuniteti i njerëzve me ngjyrë, aziatikët, pakicat dhe punonjësit e shëndetësisë kishin nivele më të larta të antitrupave.

Rënia e nivelit të  antitrupave sugjeron që njerëzit mund të infektohen në mënyrë të vazhdueshme, në një kohë që me afrimin e stinës së dimrit rritet prania e viruseve të tjera.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Arne Slot e konfirmon: Dua të jem trajner i Liverpoolit, klubet po negociojnë

Arne Slot e konfirmon: Dua të jem trajner i Liverpoolit, klubet po negociojnë