Studimi: Doza e tretë e vaksinës anti-COVID, është i panevojshëm

Nuk është i nevojshëm përdorimi i një doze të tretë përforcuese kundër COVID-19, është bërë kështu publike në një studim të revistës mjekësore, The Lancet.   Në studim theksohet se dy doza janë mjaftueshëm efektive që të parandalojnë sëmundje të rëndë nga COVID-19 .

Disa shtete kanë filluar që të ofrojnë doza shtesë nga frika e variantit më ngjitës Delta, që ka detyruar Organizatën Botërore të Shëndetësisë të bëjë thirrje për moratorium sa i përket dozave të treta, pas shqetësimeve për furnizimin me vaksina në vendet e varfra, ku miliona persona ende nuk kanë marrë dozën e parë të vaksinës.

Autorët e studimit, që kanë shqyrtuar studimet vëzhguese dhe provat klinike, gjetën se vaksinat vazhdojnë të jenë shumë efektive ndaj simptomave të rënda të COVID-19, në të gjitha variantet kryesore të virusit, përfshirë edhe variantin Delta, edhe pse ato kishin sukses më të ulët në parandalimin e sëmundjes asimptomatike.

Shkencëtarët, në studimin e titulluar "Shqyrtimet për rritjen e përgjigjes imunitare të vaksinave COVID-19", po ashtu thanë se dozat përforcuese mund të jenë të papërshtatshme për disa individë, siç janë ata me sistem të dobësuar imunitar, që nuk prodhojnë përgjigje të duhur imunitare pas marrjes së dy dozave të vaksinës.

Shtetet si Franca kanë nisur dhënien e dozave të treta për personat e moshuar dhe njerëzit me sistem imunitar të kompromentuar, ndërkaq Izraeli ka shkuar edhe më tej, duke u ofruar fëmijëve 12 vjeç e më të rritur dozën e tretë, pesë muaj pas vaksinimit të plotë.

Studimi i publikuar në Lancet vjen në përfundim që variantet ekzistuese nuk janë të zhvilluara aq shumë sa që t’i ikin përgjigjes imunitare që ofrohet nga vaksinat që aktualisht përdoren.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja