Në studion e Report Tv, Fero deklaroi se studimi i Albanian Food Industry krijoi panik te konsumatorët, ndërsa i quajti të marrë njerëzit që kishin bërë analizën. Ai paralajmëroi se do ta ndjekin këtë rast në rrugë ligjore, deri sa të zbardhin të vërtetën, duke zbuluar se në cilin laborator u kryen analizat dhe kush ishte udhëheqësi i tyre.
“Studimi i shoqatës krijoi panik te konsumatorët, duke shkaktuar dëme të pallogaritshme për kompanitë. Prodhuesit shqiptarë ‘gjymtohen’.
Do ta ndjekim edhe në rrugë ligjore, deri sa të zbardhim të të vërtetën e rezultateve të AFI. Na është prishur imazhi i produktit vendas. Ne duam të dimë kush është laboratori që ka bërë analizat. Kush është udhëheqësi i këtij studimi, sepse mund t’i ketë hedhur në mënyrë të qëllimshme në treg. Pse nuk u njoftua ministria pas rezultateve?
Nuk mund të lejojmë të cenohet puna e përditshme. Asnjë produkt nuk del në treg pa u certifikuar. Janë njerëz të marrë, që flasin pa referenca, duke dëmtuar tmerrësisht produktin shqiptar. Nuk është normale dhe morale të përfitohet nga konsumatorët shqiptarë, duke shkatërruar produktin vendas”, tha Fero.
Keni folur me Zusin?
Nuk e njohim fare Zusin, e kam dëgjuar në studion tuaj dhe po këtu po i përgjigjem. Ne duam na Ministria e Bujqësisë të na vënë në dispozicion raportin, si dhe të merren mostrat, për të vërtetuar nëse ka një problem të tillë apo jo.
d.c./shqiptarja.com

VIDEO











