Studimi i ri/ 1.4 milion hebrenj u vranë gjatë tre muajve më 1942 me urdhër të Hitlerit

Studimi i ri/ 1.4 milion hebrenj u vranë gjatë tre muajve më 1942 me urdhër të Hitlerit

Kamp nazist (Foto ilustruse)

Pothuajse një e katërta e hebrenjve gjatë Holokaustit u ekzekutuan brenda 100 ditëve, në vitin 1942, dhe kjo është përiudha me më se shumti vrasje në shekullin 20-të, thuhet në studimin më të ri izraelit. Operacioni Rajnhard i Gjermanisë naziste ka qenë operacioni i masakrave masive që është ndërmarë prej marsit të vitit 1942 deri në nëntor të vitit 1943 dhe gjatë kësaj periudhe janë vrarë 1.7 milion hebrenj polakë, në kampet e vdekjes në Treblink, Belzec dhe Sobibor.

Studimi i ri thotë se në këtë operacion të nazistëve vetëm gjatë tre muajve, prej muajit gusht deri në nëntor të 1942, janë vrarë 1.47 milion hebrenj. Profesor, Levi Ston, nga Universiteti i Telavivit, deklaroi se studimi u bazua në analizat e deportimit të trenave gjermanë, në tre kampet e vdekjes, sipas të dhënave të mbledhura nga historiani i Holokaustit, Jicak Arad, në vitin 1980.

Profesori Ston ka deklaruar se shkalla e vrasjeve gjatë Operacionit Rajnhard është llogaritur gabim në të kaluarën dhe se shumica e të dhënave për vrasjet nga ana e nazistëve ishin shkatërruar. “Mesatarisht 15 mijë njerëz u vranë çdo ditë” gjatë fazës më intensive që filloi pasi, Adolf Hitler urdhëroi përshpejtimin e operacioneve. Të dhënat flasin se numri i vrasjeve ishte tre herë më i lartë sesa në vlerësimet e mëparshme.

Profesori izraelit vlerëson se intensiteti i vrasjeve u ulë gjatë nëntorit të vitit 1942 pasi “mbeten relativisht pak hebrenj” në rajonet e kontrolluara nga nazistët. Ston thotë se masakra që ndodhi brenda një periudhe të shkurtër kohore ia pamundësoi kombit hebrenj të organizohet për rezistencë.

Studimi thotë se gjatë tre muajve janë vrarë më shumë njerëz sesa gjatë gjenocidit në Ruandë në vitin 1994 kur për 100 ditë u vranë 800.000 njerëz, trasmeton agjencia BETA./voal.ch/

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Angjelin Mucpepa: 03/01/2019 20:24

    I bie rreth 15555 cifute brenda nje dite, nuk ju duket pak si shifer e larte ktyre studiuesve?

    Përgjigju
    • Heta: 03/01/2019 23:59

      Kujdes !! Po te shprehesh kete gje ne Gjermani te pret burgu ose nje denim i rende me para... per mohim te Holocaust !!!

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës