FIRENCE- Një projekt kërkimor europian në Firence arriti në përfundimin se bimët komunikojnë mes tyre nëpërmjet sinjaleve elektrike. Ato i dërgojnë mesazhe bimëve të tjera dhe natyrës ndaj shkencëtarët po analizojnë sesi funksionon ky aktivitet elektrik.
 
Biologu i quajtur Stefano Mancuso shpjegoi se bimët mund të ndjejnë fushat gravitacionale, fushat elektrike, përbërësit kimik, etj.
 
"Ky shkëmbim i madh informacioni mes bimëve ndodh me të vërtetë dhe ne na duhet vetëm të zbulojmë sesi ta dekodojmë dhe ta bëjmë të lexueshëm për inteligjencën njerëzore", është shprehur Mancuso.
 
Qëllimi primar është të analizojmë në mënyrë digitale sjelljen e këtyre impianteve “cyborg” në rrethana specifike. Një shkencëtar kompjuterash, Andrea Vitaletti njëkohësisht dhe koordinator i këtij projekti ndër të tjera u shpreh se pasi vëzhguan sinjalet e lëshuara nga bimët, mundën t'i rikrijonin këto sinjale dhe të gjenin sinjale në cilësi shumë të mirë.
 
"Nëse valët lexohen pa u ndërprerë, ato mund të amplifikohen dhe më pas të rregjistrohen në mënyrë të dixhitalizuar. Me fjalë të tjera, një sinjal analog i transmetuar në kohë përkthehet në të dhëna shumë të rëndësishme për të nxjerrë rezultate të reja në projektin tonë", ka përfunduar Vitaletti.
 
Ndërkohë Stefano Mancuso e përshkroi këtë kërkim si një fjalor të vërtetë.
 
"Çdo mesazh elektronik i korrespondon një parametri të caktuar në natyrë. Nëse ne arrijmë të thyejmë këtë kod, do të kemi në dorë Gurin e Rossetës për bimët, që do të na tregojnë se çfarë po ndiejnë bimët", përfundon ai.
 
Një network dixhital dhe një algoritëm i fuqishëm mund të transformojnë çdo pemë në në një informues mjedisor. Një pemë e vetme do të jetë në gjendje të japë informacione mbi parametrat të ndryshëm mjedisorë njëherësh. Nëse do të përdoren sensorët tradicionalë, ashtu siç monitorohet momentalisht stacionet mjedisorë, do të thotë të përdoret një sensor për çdo parametër, çka është shumë e kushtueshme.
 
Me monitorimin e ozonit në kohë reale apo me matjen e nivelit të kimikateve në agrikulturë të arritura nëpërmjet dekodimit të gjuhës së bimëve ne do të na jepej një panoramë globale e mjedisit, në një mënyrë siç nuk na është dhënë asnjëherë më parë.

Redaksia Online
(Suada Bajraktari/e.s/shqiptarja.com)