Studimi: Një e pesta e popullsisë së botës ka të rrezikuar jetën nga Covid-19

Studimi: Një e pesta e popullsisë së botës ka të rrezikuar jetën nga Covid-19

Në vetëm gjashtë muaj, gati 8 milion njerëz në të gjithë botën janë prekur nga Covid-19 dhe të paktën 434,000 kanë vdekur. Edhe pse numri i viktimave nuk është gjithnjë në proporcion me atë të infektuarve, ndër më të prekurit janë pacientët me sëmundje të mëparshme shëndetësore si diabeti, sëmundjet e zemrës dhe mushkërive.

Sipas një studimi të ri të botuar në revistën e njohur mjekësore “The Lancet Global Health”, rreth 1.7 miliardë njerëz në të gjithë botën, e barabartë me 22% të popullsisë së botës, hyjnë në këtë kategori.  Kjo do të thotë se nëse nuk gjendet një vaksinë,  rreth një e pesta e popullsisë së botës rrezikon të shuhet nga Covid-19.

Studimi në fjalë përjashtoi të moshuarit e shëndetshëm, pa sëmundje kronike, pavarësisht se i konsiderohen njerëz në rrezik për shkak të moshës së tyre. Faktorë të tjerë rreziku, siç janë varfëria dhe mbipesha, mund të ndikojnë në ndjeshmërinë e një personi ndaj sëmundjeve në përgjithësi.

Sëmundje kronike

Studimi thekson se njerëzit më të prekur duhet të mbrohen, duke punuar nga shtëpia dhe duke qënë nën monitorimin e vazhdueshëm të autoriteteve shëndetësore.

Andrew Clark nga Shkolla e Higjienës në Londër, autori i studimit thotë se lista e patologjive kronike që mund të cojë në vdekjen e pacienteve me Covid-19 përfshin sëmundjet kardiovaskulare, tumoret, diabetin, sëmundjet kronike respiratorë ose problemin me veshkat.

Një e pesta e popullsisë së botës në rrezik

Studiuesit tërhoqën të dhëna një studim global gjithëpërfshirës epidemiologjik i azhurnuar në vitin 2017 për të identifikuar individët me të rrezikuar nga sëmundjet infektivenë të gjithë botën rreziku. Studimi përfshinte pothuajse 200 vende. Në total, analiza zbuloi se mbi një e pesta e popullsisë së botës mund të rrezikohet më shumë në rastin e një pandemie. Autorët theksojnë se kjo nuk nënkupton se kategoritë e prekura të humbin jetën nëse infektohen me koronavirus, por rrezikojnë nëse nuk marrin trajtim të posacëm mjekësor dhe nëse nuk i drejtohen spitalin në kohë.

Studimi vlerësoi gjithashtu se rreth 4 për qind e popullsisë së botës, rreth 349 milion njerëz, do të kërkojnë shtrimin në spital nëse infektohen . Ky numër përfshin edhe pacientë pa sëmundje të mëparshme mjekësore, siç janë të rriturit e shëndetshëm dhe të moshuarit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)