Të rinjtë shqiptarë që punojnë në telefonitë celulare dhe në call center kanë dëmtime të dëgjimit.
17% e tyre kanë ulje të lehta dhe të mesme të dëgjimit, rezulton sipas një studimi të kryer përgjatë 3 viteve me 3862 të rinj të moshës 18-25 vjeç.
Suela Sallavaci, mjeke otorinolaringologe, shprehet se humbja e dëgjimit është e parikuperueshme dhe më të riskuarit janë ato të rinj që janë ekspozuar ndaj zhurmave apo punojnë në këto kompani për një kohë të gjatë.
“Mbajtja e kufjeve në vesh, kur ti nuk e kontrollon dot volumin se të pëlqen një muzikë apo një tjetër, apo kur je e detyruar ta mbash në punë, ky ekspozim ka dhënë këtë ulje. E keqja është që kjo ulje dëgjimi që ndodh në fillim nuk merret vesh dhe mbi të gjitha është e pakthyeshme sepse dëmton qelizat perceptive të dëgjimit. Do të thotë që dëmtim që ka ndodhur është i pakthyeshëm”, shprehet Suela Sallavaci.
Sipas mjekes Sallavaci të rinjtë e përfshirë në studim nuk e kishin kuptuar këtë problem. Ndërsa mundësia më e mirë për të frenuar këtë sëmundje profesionale janë kontrollet mjekësore dhe shmangia e herëpashershme e ekspozimit ndaj zhurmave.
“Nëse bëhet një edukim mjekësor i duhur, nëse merren masa paraprake, se ti mund të jesh i detyruar të punosh me kufje, por mund të marrësh masa që të pushosh gjysme ore, të mos jesh 8 orë nën zhurma, të folura, apo muzikë. Kështu kjo mund të parandalohet”, thotë ajo.
Kompanitë Call Center kanë njohur rritje të aktivitetit të tyre vitet e fundit në Shqipëri, duke u kthyer në një sektor që punëson shumë të rinj. Në total numri i shqiptar që punojnë në këtë sektor arrin rreth 25 mijë.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO