Studimi: Varianti britanik përhapet me shpejtësi më të madhe por jo më i rrezikshëm

Varianti britanik i identifikuar për herë të parë në Angli është më infektues, por jo më i rrezikshëm sesa varianti fillestar i COVID-19, kanë theksuar dy studime të reja me bazë në Mbretërinë e Bashkuar.

Raportet, të botuara të martën në revistën shkencore The Lancet nuk gjetën prova të cilat tregojnë se varianti shkakton simptoma më të rënda, rritje të niveleve të viktimave ose efekte anësore më afatgjata.

Varianti, i njohur si B.1.1.7 u identifikua në jug-lindje të Anglisë shtatorin e kaluar dhe u përhap në të gjithë Evropën deri në fund të vitit.

Për shkak të këtij varianti Mbretëria e Bashkuar arriti kulmin në janar dhe tani është zbuluar në më shumë se 100 vende të tjera në të gjithë botën.

Raporti i parë është një studim i sekuencës së plotë të gjenomit midis 9 nëntorit dhe 20 dhjetorit 2020. Kjo ishte një pikë kritike kur të dy variantet ai fillestari  dhe B.1.1.7 po qarkullonin në kryeqytet dhe para se programi i vaksinimit masiv të kishte filluar. Studiuesit krahasuan shkallën e infektimit dhe simptomave të rënda të sëmundjes në 143 njerëz me variantin origjinal dhe 198 të infektuar me B.1.1.7 dhe krahasuan ngarkesën virale në tek ata.

Ata nuk gjetën prova mes variantit britanik dhe simptomave më të rënda të COVID-19. Në total, 36 përqind e B.1.1.7 pacientët u sëmurën rëndë ose vdiqën, krahasuar me 38 përqind të atyre me virusin fillestar.

Ata zbuluan se njerëzit e infektuar me këtë variant kishin tendencë të ishin më të rinj, me 55 përqind të të infektuarve me moshë nën 60 vjeç krahasuar me 40 përqind në grupin tjetër. Infeksionet me variantin gjithashtu ndodhën më shpesh në grupet e pakicave etnike, duke zënë 50 përqind të rasteve krahasuar me 29% për variantet e tjera.

Studiuesit zbuluan se lloji B117 kishte të ngjarë të ishte më infektues. Mostrat e mbledhura nga testet PCR nga pacientët e infektuar me variant treguan sasi më të larta të virusit në hundë dhe fyt.

Studimi tjetër, i botuar në revistën e shëndetit publik The Lancet Public Health, shikoi të dhënat e mbledhura nga aplikacioni britanik Zoe Covid Symptom Study (ku përdoruesit regjistrojnë simptomat e tyre në telefon) dhe lidhej me të dhënat e mbikëqyrjes Epidemiologjike bazuar në  analizën gjenomike të teste diagnostikuese të koronavirusit duke regjistruar kështu variante të ndryshme të virusit në popullatë. Asnjë përkeqësim i simptomave nuk u vërejt me kalimin e kohës pas përhapjes së variantit B.1.1.7.

Për çdo javë ata llogaritën përqindjen e përdoruesve që raportuan ndonjë nga 14 simptomat e njohura zyrtarisht COVID-19.

Kjo analizë nuk gjeti lidhje të rëndësishme midis përqindjes së personave të infektuar me B.1.1.7 në secilin rajon dhe simptomave që njerëzit kishin pasur.

Rritja aktuale e infeksioneve të COVID-19 në të gjithë Evropën i është atribuuar gjerësisht variantit Kent. Deri më tani varianti është zbuluar në 27 vende evropiane, me Danimarkën, Italinë, Irlandën, Gjermaninë, Francën, Holandën, Spanjën dhe Portugalinë që janë prekur më së shumti nga varianti i ri.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kryemadhi: Unë jam një prej tradhtarëve! PL s’ka nevojë për prerje kokash, nuk ka ç’të presë

Kryemadhi: Unë jam një prej tradhtarëve! PL s’ka nevojë për prerje kokash, nuk ka ç’të presë