‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, non grata s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!

Debati në ‘Studio Live’ trajtoi sot edhe temën e sondazhit në Report TV për zgjedhjet e 11 Majit 2025, Kodin Zgjedhor dhe listat e hapura.

Avokati Zaçe Islami u tregua i drejtpërdrejtë në diskursin e tij për çështjen, duke e shprehur qartë se PD dhe PS kishin bërë pakt me njëra tjetrën kundër partive të vogla dhe që deputetët t’i zgjidhnin kryetarët vetë me lista të mbyllura. 

Ai e cilësoi si një grusht shteti të dy partive të mëdha, për ‘vjedhje me ligj të votave të qytetarëve”. Por e çoi më tej argumentin e tij, duke iu referuar informacioneve që kishte marrë nga SHBA, referuar edhe disa zërave publikë. 

“Do ndryshojë sistemi në Shqipëri me ndërhyrje të amerikanëve. Nuk do të ketë zgjedhje parlamentare. SHBA do ndërhyjë. Do ketë qeveri teknike. Nga republike parlamentare do kthehet në presidenciale, me 80 deputetë dhe 40 senatorë. PD shkrihet, PS shkrihet, Berisha dhe Rama jashtë politikës. Për mendimin tim PD dhe PS janë të dyja të Partisë së Punës. PD duhet të krijojë një parti të re”, tha ai. 

Por kur u pyet për Berishën, ishte edhe më i ashpër:

“Sipas informacioneve që kam unë, të thëna e ardhura nga Amerika, Berisha do arrestohet përsëri, bashkë me familjarët e tij. Nuk do i hiqet ‘non grata’. Këta në pushtet po vjedhin me vapor. PD ka përgjegjësi të mëdha para elektoratit. Ligji 7501 ligj kriminal, antinjerëzor, i paligjshëm, vuri shqiptarët kundër njëri-tjetrit për tokën. Nuk do ketë zgjedhje parlamentare, do ketë arrestime!”, tha ndër të tjera avokati në studion e Report TV sot.

Kurse anëtarja e PD, Alesia Balliu e kundërshtoi avokatin, duke u shprehur se Berisha është lideri i PD-së, ai që e kishte themeluar, drejtuar dhe do e drejtojë. Teksa tregoi se personalisht dhe familjarisht kanë qenë kundër Lulzim Bashës më 2013 për të marrë PD.

“Nuk kam konsideratë për dështakët, unë kam votuar Sokol Olldashin dhe jo Lulzim Bashën. Berisha është lideri i padiskutueshëm i PD-së. Ne familjarisht kemi qenë kundër Bashës”, tha ajo mes të tjerash.

Kurse gazetari Anri Bala, konfuz nga diskutimet në studio, teksa u shpreh me humor se ‘nuk kishte kuptuar asgjë’, vijoi në lidhje me atë që tha avokati Islami se s’do ketë zgjedhje parlamentare:

“Kemi shumë dosje hetimore, Altin Dumani tha kemi 2500 dosje, ka 3 mijë të kallëzuara. Ka punë voluminoze, zyrtari amerikan Kasanof tha se duhet zgjatur mandati i prokurorëve dhe atë që thotë BE, se puna e SPAK çoi Shqipërinë afër rrugës së BE-së. Por edhe hetimet apo sekuestrimet mbi 100 mln euro dhe kështu me radhë”, u shpreh ai, duke shmangur një mendim nëse do kishte apo jo zgjedhje për shkak të arrestimeve që priteshin.


Lajmi kryesor:

Studio Live/ Debat i fortë në REPORT TV, Bala: S’e dimë se ç’ka thënë Këlliçi për diplomën, pasurinë dhe foton me Trump! Balliu: S’është e vërtetë! Islami: Duhen fakte


A.Q/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Universitetet amerikane u bëjnë thirrje studentëve të huaj të kthehen përpara inaugurimit të Trump

Universitetet amerikane u bëjnë thirrje studentëve të huaj të kthehen përpara inaugurimit të Trump