‘Studio Live’, vizita e Ramës në Selanik, Llalla: Vorio-Epiri jo term i vdekur, Greqia ka ende aktiv Ligjin e Luftës! Beleri dhe Dule kërkojnë ngritjen e statujës së ‘motrës epiriote’ në Athinë

Vizita e kryeministrit Edi Rama në Selanik të Greqisë të dielën e 3 Nëntorit, ishte tema e diskutimit të ditës së sotme në Report TV, në emisionin ‘Studio Live” të gazetarit Arbër Hitaj, ku i ftuar ishte edhe historiani Arben Llalla.

Teksa komentoi vizitën si të suksesshme, duke theksuar se kryeministri shqiptar përpiqet të mbajë raporte miqësie dhe paqeje, Llalla u shpreh se nuk bën të njëjtën gjë Greqia nga ana e saj, duke përmendur disa fakte si Ligji i Luftës që nga 1944, grabitja e pronave të shqiptarëve q ënuk u kthehen, çështja e Çamërisë dhe elementët destabilizues duke përdorur Himarën dhe stërvitur rezervistë apo shqiptarë të rekrutuar ndër vite për të krijuar probleme në Himarë.

Llalla kërkoi që Shqipëria t’i drejtohet NATO-s për Ligjin e Luftës dhe heqjen e tij, duke theksuar se ky ligj është ende aktiv dhe rrezikon brezat e ardhshëm me hasmëri. Llalla përmendi edhe një detaj tjetër që përbën skandal sipas tij, ku një grup politikanësh shqiptarë të minoritetit, si Vangjel Dule, Fredi Beleri, tashmë eurodeputet grek, apo dhe prefekti i Vlorës i emëruar nga qeveria, kanë kërkuar nga Greqia vendosjen e një skulpture në qendër të Athinës, të një gruaje me duar pas shpine të lidhura me zinxhirë dhe që simbolizon “motrën vorio-epiriote’, që skllavërohet nga shqiptarët.

Historiani mendon se ajo që tha Rama për “Vorio-Epirin si kapitull i vdekur” nuk është e tillë, sepse problemet janë përsëri aty.

Më poshtë dhe intervista me Arben Llallën:

Arbër Hitaj: Kryeministri Edi Rama në Selanik tha se ata që kërkojnë Vorio-Epirin është kapitull i vdekur?

Arben Llalla: Rama e tha, por e vërteta është ndryshe. Qeveria greke mbështet fuqishëm termin vorio-epiriot. Pretendimet territoriale të jugut të Shqipërisë me termin vorio-epiriot. Dje ka reaguar Ministria e Jashtme e Greqisë, ka reaguar edhe një deputet i Demokracisë së Re, që ka qenë edhe ministër, që flet për ndjenjat antishqiptare, vlerave antinjerëzore dhe ndjenjat antiizraelite. Pra termi që përmendi zoti Rama nuk ka vdekur, por vazhdon. Vetëm dje dhe pardje figura qendrore të politikës greke por edhe shqiptare si Vangjel Dule, Ligoraq Karamelo, Fredi Beleri, mbështesin publikisht vendosjen e një përmendoreje, një skulpture në qendër të Athinës, të një gruaje, të një femre të lidhur me zinxhirë me duar pas, e robëruar nga shqiptarët dhe Shqipëria, pra me simbolin “motra jonë vorio-epiriote e robëruar nga Shqipëria”. Ata mbështesin edhe me shkresë iniciativën për ta vendosur këtë skulpturë dhe këta janë disa emra të politikës qendrore të pakicës greke në Shqipëri dhe që është shkelje e Kushtetutës së Shqipërisë. Madje mes tyre është edhe prefekti i Vlorës, Kristo Kiço, kryetar i MEGA-s, që e ka vendosur vetë zoti Rama. Pra ne sjellim mesazhe paqeje ndaj Greqisë, kurse ata, që janë edhe shtet i BE-së, sjellin mesazhe fashiste dhe raciste.

Arbër Hitaj: Nga buron gjithë ky nacionalizëm?

Arben Llalla: Greqia mbahet në kollonat e pakicave të fshehta siç janë shqiptarët, vllehët, turqit, sllavët, maqedonasit, hebrejtë, etj, që atje shtypen nga shteti dhe feja greke, madje edhe ata që i përkasin besimit katolik. Madje mësohen fëmijët e vegjël, fëmijët e emigrantëve, me edukatë raciste, fashiste dhe kudo ka racizëm brenda Greqisë. E njoh shumë mirë problematikën e emigrantëve shqiptarë në Greqi, sepse kam qenë drejtues i shoqatës në Selanik. Dhe aty ka një racizëm shumë të fortë, përderisa edhe Arvanitasit nuk e flasin dot gjuhën shqipe atje, siç e flasin arbëreshët në Itali.

Arbër Hitaj: Si i keni parë mesazhet e Ramës?

Arben Llalla: Mesazhet e Ramës gjithmonë janë diplomatike dhe paqësore. Por nuk e di sesa i ka vepra. Zoti Rama në radhë të parë duhet të kërkojë heqjen e ligjit të luftës, e mbështetur dhe votuar nga deputetët shqiptarë me një rezolutë. Zoti Rama duhet të përmendë çështjen e pasurisë së shqiptarëve të sekuestruar në Greqi, sidomos në Veri, në Selanik, duhet të përmendë çështjen Çame, të shqiptarëve që janë përzënë me gjenocid dhe masakra. Pra duhet t’i mbrojë dhe jo vetëm me paqe, miqësi, me ato mesazhet si me Mitsotaqisin në Derviçjan, këto gjëra nuk ngrenë peshë,  këto janë thjesht një lustër e dobët”.

Arbër Hitaj: Protesta e nacionalistëve një ditë më parë në Greqi, a kanë rol dhe influencë nacionalistët në politikën shqiptarë, nëpërmjet përfaqësuesve të ndryshëm?

Arben Llalla: Pati dhe nga ata që do sulmonin edhe emigrantët shqiptarë dhe kjo është e filmuar nga mediat e ndryshme. Janë Legjionet e Shenjta, që janë themeluar para 150 apo 170 vitesh nga Kisha Ortodokse Greke. Dhe pikërisht këto grupe që duken aty në Selanik prej vitesh veprojnë edhe në Shqipëri. Bazën e kanë në fshatin Polena të Korçës, ku japin shpesh edhe ndihma. Kanë ardhur edhe më 2014 në një ndeshje që ekipi i Qipros ka pasur me atë të Skënderbeut mos gaboj. Dhe kanë qenë pikërisht këto, Legjionet, që nga Selaniku erdhën dhe provokuan në stadiumin e Korçës, me racizëm dhe britma, madje ka edhe foto e pamje. Por kanë qenë edhe në jug të vendit, në Ksamil Konispol dhe të tjera. Dhe kanë qenë gjithmonë të shoqëruar nga elementë, anëtarë të shoqatës Omonia për shembull. Madje ka qenë edhe një mësues që në 1994 është dënuar me grupin e minoritarëve, Vangjel Papakristo, por e shumë të tjerë. Pra janë njerëz paraushtarakë, oficerë të sigurimit grek, ushtarakë, të cilët janë edhe rezervistë dhe mbështeten politikisht dhe financiarisht nga shteti grek. Struktura të tilla paralele kanë dhe shtete të tjera, si Serbia, por Greqia i mbështet fuqishëm. Këta erdhën edhe në Bularat më 2018 dhe provokuan, si dhe më 2019, në rastin e të ndjerit Katsifas. Pra janë elementë që shteti grek i ka si masha ndaj pakicave kombëtare, sidomos ndaj Shqipërisë, ndaj Turqisë, Maqedonisë dhe Bullgarisë. Për mua Greqia është shtet grindavec, që nuk kërkon raporte të mira me fqinjët, kërkon raporte të ashpra, fal edhe përkëdheljes nga Anglia, Franca apo Rusia. Madje mund t’ju them se në Greqinë e Veriut dhe kryesisht Selaniku, që nga 2008 dhe këtej pjesën më të madhe, rreth 90%, të bizneseve, ekipeve të futbollit dhe subjekteve të mëdha i kanë shtetas rusë në pronësi, zyrtarisht kjo.

Arbër Hitaj: Si e shikoni situatën në Himarë, tani ka fituar një socialist Bashkinë dhe duket sikur ka rënë në qetësi? Do zgjasë apo është një axhendë që s’do ta lejojë?

Arben Llalla: Duhet bërë një ndarje, Himara Bashki dhe fshati Himarë. Psh. Piluri dhe fshatrat e tjerë nuk mund t’i quajmë himariotë, por pilurjotë, nga Dhërmiu, nga Borshi apo nga fshatrat e tjerë. Bashkia e Himarës banohet nga një shumicë dërmuese, 99% shqiptarë. Janë të tjerë ata që kanë deformuar entitetin e tyre prej 100 vitesh, janë familje të njohura, edhe në shërbimin shqiptar që nga 1924, me dosje, si familjet Bollano, fiset Kokaveshi, Goro. Janë zyrtarisht 7 fise që nga pavarësia e Shqipërisë, kanë qëndruar gjithnjë kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve, edhe pse me gjenetikë dhe ADN janë shqiptarë. Himara është fshat i vogël dhe nuk ka nevojë për të tillë grindavecë. Sepse ne kemi Dropullin, Sarandën, ku ka pakica greke dhe asnjëherë s’kemi pasur probleme apo provokime të tilla.

Në Himarë kanë gjetur elementë që janë stërvitur nga viti 1992 deri në 2002 me bursa false, në Qipro, ku dhe kanë bazën e themeluar në 1985 nga Greqia jashtë vendit të saj, ku stërviten të rinj, njerëz të pakicës greke nga Shqipëria. Dhe deri në 2002 kjo pakicë ka pasur të paktën 70 vetë nga Shqipëria atje me bursa false. Dhe vetëm 15 prej tyre pranuan që t’i bëjnë dëm Shqipërisë, janë të njohur me emra e mbiemra. Një nga ata është edhe zoti Beleri, i njohur me 3-4 identitete. Çështja është shumë e thellë, nuk mund të thuhet thjesht në Himarë erdhi një socialist. Unë e kam kritikuar zotin Rama, është e vështirë me parashutë nga Dropulli apo Gjirokastra dhe të fitojë në Himarë. Ka himarjotë atje mysliman apo ortodokë shqiptarë dhe patriotë, sa të doni, që mund ta fitonin atë Bashki. Është artificialisht një problem i ngritur prej vitesh nga grupe të caktuara që duan ta mbajnë Himarën si një problem që ka Greqia me Shqipërinë, por në të vërtetë nuk ekziston asnjë lloj problemi.

Arbër Hitaj: Po ligji i Luftës me Greqinë, a është në fuqi, si është e vërteta me këtë ligj?

Arben Llalla: Ligj i luftës ekziston, po jua maturoj. Merrem prej 30 vitesh me këtë çështje. Në vitin 1943, qeveria kolaboriste greke, nën pushtimin gjerman e hoqi ligjin e luftës. Pas një viti, në nëntor 1944, Jorgo Papandreu e vuri përsëri ligjin e luftës me Shqipërinë. Tentativa që u bë më 1987 nga Karolos Papulias dhe Andrea Papandreu, ligji i luftës u hoq nga qeveria e PASOK-ut, por nuk u votua nga Parlamenti. Kjo është një lojë si macja me miun e qeverive greke. Janë bërë disa herë tentativa të tilla, por Greqia nuk ka dëshirë që ta heqë. Ligji i luftës është ende në fuqi. Problemi është se tani që Shqipëria është anëtarësuar edhe në NATO, me një shkresë t’i drejtohet Shtabit të saj dhe t’i thotë se kush është problemi me ushtrinë tonë, sepse edhe Greqia është në NATO, pro na ka shpallur neve luftë. Kjo është sa ironike, aq edhe qesharake. Pra Greqia e mban ligjin e luftës vetëm për sekuestrimin e pronave të Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe për shpallje të luftës për ta marrë atë “motrën e vogël vorio-epiriote”. Unë po ju them se ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë ka një origjinë greke, drejtoresha e Diasporës, greke, pra ne nuk kemi frikë nga këta grekët që t’i kemi bashkë ne qeveri, edhe zv/kryeministra apo presidentë, por janë grekët e Greqisë që kanë frikë nga ne dhe që urrejnë shqiptarët.

Ligji i Luftës është aktiv juridikisht. Mos të gënjejnë vetëveten, mos të bëhemi qesharakë, ligji i luftës ekziston. Ne duhet të kërkojmë heqjen e ligjit të luftës, që të mbijetojë paqja mes fqinjëve. Njohjen e gjenocidit dhe masakrave të Napolon Zervës ndaj popullatës shqiptare të Greqisë dhe rikthimi i pronave të shqiptarëve, sepse prona është e shenjtë në BE. Nëse këto pika nuk zgjidhen nga brezi ynë, ne do i lëmë brezat e ardhshëm me hasëm. Shqipëria nuk është e vogël, jo vetëm e 400 mijë shqiptarëve që mbahen peng në Greqi, sepse ka shqiptarë në Kosovë, malin e Zi, Maqedoni dhe gjithandej, që mbështesin çështjen shqiptare. Ndaj është koha për heqjen e ligjit të luftës, zgjidhjen e çështjes çame dhe shumë të tjerave. Edhe unë jam shpallur “non grata” nga Greqia.

A.Q/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lui: 06/11/2024 00:33

    Po mire, kaq budallenj jane keta politikane greke dhe cilido qe merret me termin "vorio epir"?! Nuk e dine keta qe nese ka "vorio epir", ka edhe "notia epir", dmth Epiri Jugut. Dhe natyrshem lind pyetja: Pse mos ta pretendojme ne Epirin e Jugut?! Meqe dhe shumica e popullsise kane qene dhe jane shqiptare?! E perseris "shumica" dhe jo "pakica" sic jane greket ne disa fshatra te vegjel ne jug te Shqiperise. Cdokush me nje llogjike te drejte dhe normale do thoshte qe e gjithe zona qe quhet "Epir" duhet t'i takoje Shqiperise sepse edhe popullsia eshte shqiptare (edhe pse ka shume vite qe jane asimiluar). Prandaj zoterinj greke, ju keshillojme te rrini urte sepse ka per te ndodhur efekti boomerang, dhe ne vend qe te rregulloni vetullat do nxirni syte.

    Përgjigju
  • Miri: 05/11/2024 11:36

    Nuk eshte motra epirote por k...va epirote. Ne k... dihet per cfare i kemi????????????

    Përgjigju
  • jani: 05/11/2024 08:31

    Vangjel dule duhet te shpallet non grata ne shqiperi ai eshte antishqiptar dhe punon per kishen greke,dhe shefin e tij Janullatos..antishqiptar koke e kembe do durojme dhe pak sa te futemi ne europe,pastaj e dime vete ne..

    Përgjigju
  • Iris: 05/11/2024 03:54

    Zoteria ka te drejte.Kur vizitova Athinen vite perpara,zbulova rastesisht nje rruge me emrin /Vorio-Epir/.Sa kohe qe nje ide mbahet gjalle dhe me cikerima te tilla per kujtese,duke filluar nga emertim rrugesh e duke mbaruar me skulptura,ceshtja nuk eshte e vdekur,ose me sakte,mund te jete e vdekur per Ramen dhe shqiptaret,por jo per Greqine zyrtare e vecanerisht grupet e ekstremit nacionalist.

    Përgjigju
  • Flamur Loxhe: 05/11/2024 00:48

    30 vjet qe po merresh e Akoma nuk e ke kuptuar thelbin e ligjit te luftes.

    Përgjigju
  • Masakrat greke ne Panarit: 04/11/2024 22:41

    Mara, Arben Llalla nuk eshte kryeminister qe te false me gjuhe diplomatike. Nqs nuk flet Arben Llalla, Marin Mema, Elena Kocaqi, Spartak Ngjela, etj., kush duhet te flase? Te flase I tredhuri Cani apo Fredi Beleri (alias Alfred Shehu)?!

    Përgjigju
  • Korca: 04/11/2024 22:26

    Nuk late idiot dhe paçavure nacionaliste pa nxjerrë në ekran... jeni në kundërshtim me Mbretin o gazetë leshi... se shënjestroi ata që mbjellin mllef dhe ju po e bëni më së miri këtë

    Përgjigju
  • Mara emigrante ne Itali: 04/11/2024 20:39

    Z.Llalla rruga dipllomatike nuk behet me shpate ne d'ore, me vjen keq por Z.Rama ne Athine e permendi çeshtjen came .Takimi i Rames ishte paralitico e nje kryeministri dipllomat , mos u mundoni ti shtoni bishta rruges se nuk ju nderon , çdo problem zgjidhet ne kohen e duhur , po kur qeveriste saliu si nuk u degjua as nje nga ju qe flisni sot per te ngritur problemet me Greqine .Ne ate kohe vriteshin ne burg shqiptaret nga polietilene greke dhe as nje politikan nga pd nuk prenocohej per keto probleme .Nga kjo qeveri kerkoni qe te gjitha problemet ti zgjidhi me shkop magjik .Edi Rama kryeministri qe e kerkon populli , .Ju duhet te jeni te sincere per analizat qe beni .populli ka sy dhe veshe dhe i kupton me se miri problemet prandaj ja jep voten .Fitore PS .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Gati shqipe', turi me diasporën, Rama sot takim me shqiptarët e Londrës! Pamje nga salla

'Gati shqipe', turi me diasporën, Rama sot takim me shqiptarët e Londrës! Pamje nga salla