Studiuesi boton 23 intervista me personalitete, Bashkim Kuçuku: Një detyrim moral ndaj Eqrem Çabejt

Studiuesi i letërsisë Bashkim Kuçuku promovoi në sallën e “Aleks Buda” të Akademisë së Shkencave, librin “Uni krijues dhe vepra”. Në këtë botim Kuçuku sjell 23 intervista të realizuara në rreth 40 vite, me personalitetet të kulturës në vend,  që nga Eqrem Çabej, Dritëro Agolli, Shaban Demiraj, Ismail Kadare edhe shumë emra të tjerë.  

“Unë më tepër i përmblodha këto intervista për t’iu mundësuar brezave të rinj, për të kuptuar diçka nga bota e brendshme e këtyre njerëzve të mëdhenj. Të përmbledhura bashkë vërtet që përbëjnë një pasuri mendimi intelektual, letrar edhe shkencor. Nëpërmjet këtyre njerëzve është një pjesë e përvojës së madhe të 50 viteve të kaluara, edhe është edhe një mënyrë komunikimi e të shprehurit të asaj kohe, që besoj se janë pjesë e kulturës shqiptare. Shumica e atyre nuk janë më, por kanë lënë veprën e tyre”, shprehet studiuesi Bashkim Kuçuku.

Teksa na rrëfen se intervista është një mënyrë komunikimi bashkëkohore universale, nëpërmjet së cilës sqarohen drejtpërdrejt para të intervistuarve probleme të caktuara, Kuçuku ndalet edhe tek detyrimi moral ndaj Eqrem Çabejt

“Një nga ngasjet apo detyrimet e mia morale, që unë hyra që t’i përmbledh pas kaq vitesh këto intervista ka qenë pikërisht detyrimi im moral ndaj personalitetit të Eqrem Çabej,i cili më dha një intervistë. Por, edhe një shenjë mirënjohje për profesor Mahir Domin, i cili me fshehtësinë më të madhe më ka formuluar pyetjet. Në emër të kulturës, edhe të profesorit, ai mori këtë guxim, m’i formuloi pyetjet që ia dorëzova profesor Çabejt. Profesori nuk e shprehu kurrë, por pa se kishte një çudi, për atë që kishte ndodhur. Unë ato pyetje nuk mundet që t’i bëja kurrë. Por këtë të vërtetë  e zbulova pas 30 vitesh”.

Studiuesi Bashkim Kuçuku e cilëson librin “Uni krijues edhe vepra”, si një mundësi të artë që brezat e rinj mund të njihen jo vetëm me gjurmët e kontributit të këtyre personaliteteve në  kulturën shqiptare, por edhe si një mundësi të art për të njohur sadopak personalitetin e tyre.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë