AUSTRALI - Një stuhi rëre ka goditur një pjesë të Australisë duke krijuar sa panik aq edhe pamje mahnitëse. Pamjet e rralla janë fotografuar nga pasagjerët e avionit dhe punonjësit e varkave pranë qytetit Onslow në veri-perëndim të Australisë.

Mediat vendase pohojnë se rëra dhe pluhuri i kuq kanë krijuar këtë ‘mur’ si pasojë e erërave të forta në Oqeanin Indian. Punonjësi një një varkë Brett Martin ishte ai që bëri disa nga fotot. Ai u shpreh se përpara se të ndodhte ky fenomen, kushtet e motit ishin të mira.

Martin shpjegon se kur pluhuri u ngrit, shikueshmëria u zvogëlua shumë dhe maksimumi që mund të shihje ishin 100 metra.

Ky ishte incidenti i fundit që ka ndodhur në këtë javë dramatike në të cilën vendi ka qenë i ‘pushtuar’ nga zjarret dhe nga temperaturat e larta. Cikloni i parë i sezonit në Australi është intensifikuar dhe pritet ta shtrijnë veprimin e tyre në Australinë Perëndimore.

Sipas shërbimit meteorogjik stuhitë e rërës mund të ndodhin një ose 2 herë në vit dhe janë fenomene që nuk përhapin shumë panik tek njerëzit.

stuhi rere e papame australi
(Foto, stuhia e rërës) KLIKONI këtu për foto të tjera nga stuhia e rërës në Australi

(g.a/Gre.M/Shqiptarja.com)