Emiratet e Bashkuara Arabe janë goditur nga një studi e fortë, ndërsa reshjet e shiut shkaktuan përmbytje të mëdha në Dubai. Rrugët u kthyen në ‘lumenj’ dhe uji i vrullshëm përmbyti shtëpi dhe biznese.
Një video po qarkullon në rrjet ndërsa Aeroporti Ndërkombëtar i Dubait është nën ujë. Avionët e mëdhenj duken si ‘varka’ që 'lundrojnë' nëpër aeroportin e përmbytur.
Për shkak të motit fluturimet u ndërprenë ose u devijuan. Linja Flydubai anuloi të gjitha fluturimet deri në orën 10 të mëngjesit me orën lokale të së mërkurës, ndërsa kompania Emirates raportoi vonesa fluturimesh.
Disa shtete regjistruan shira me vlerë gati të një viti për vetëm një ditë. Të martën në mëngjes, Qendra Kombëtare e Meteorologjisë e Emirateve të Bashkuara Arabe lëshoi një paralajmërim moti për zona të mëdha të vendit, duke përfshirë Abu Dhabi, Dubai dhe Sharjah.
Rajoni i Gjirit zakonisht njihet për mot të nxehtë dhe të thatë, megjithëse shirat e dendur që shkaktojnë përmbytje kanë ndodhur gjithashtu me rregullsi më të madhe vitet e fundit.
Një pasagjer i bllokuar i tha CNN se ai e kaloi natën në aeroport me qindra të tjerë pasi fluturoi nga Hong Kongu të martën vonë.
“Aeroporti po mbushet fjalë për fjalë dhe nuk ka ku të shkojë askush,” tha ai.
Ngjarjet e reshjeve të rrëmbyeshme si kjo do të bëhen më të shpeshta për shkak të ndryshimeve klimatike.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?
-
Po
23.7%
-
Jo
19.9%
-
Nuk e di
56.4%
Vota total: 10738
Lajme të tjera
-
Siguria Publike, Balla firmos në Abu Dhabi marrëveshjen për zhvillimin e projektit SMART CITY
23 Prill, 20:02
-
Balla vizitë në Emiratet e Bashkuara, takim me homologun Al Nayan! Propozohet ngritja e një task force të përbashkët për luftën ndaj krimit
22 Prill, 16:13
-
Adelina Tahiri ribashkohet me bashkëshortin milioner, ndan pamje nga pushimet luksoze në Dubai
21 Prill, 15:57
-
Reshjet e shiut vazhdojnë të godasin Emiratet! ‘Paralizohet’ Dubai, dje u anuluan 300 fluturime
18 Prill, 11:45
-
VIDEO/ Taulant Seferi shënon golin e tetë në Emiratet e Bashkuara Arabe
6 Prill, 22:08
-
'Krimineli më i famshëm mes futbollistëve', lojtari i Holandës arrestohet në Dubai! I dënuar me gjashtë vite burg
14 Mars, 19:03
-
Mashtroi italianët dhe u vodhi 4.7 mln €, Esktradimi i parë nga Dubai! Bruno Çobo me dëshirë në Shqipëri (EMRI)
13 Mars, 09:15
-
'Metamorfoza'/ Arrestohet në Dubai Denis Bajri! Akuzohet nga SPAK se ka vrarë Gjin Ndojin në 2020, me porosi të Ervis Martinajt
27 Shkurt, 10:51
-
Rama në samitin e Dubait: Shqipëria objektiv i përhershëm i sulmeve kibernetike nga Irani! Përafrimin e legjislacionit të BE mund ta bëjmë brenda 2 vitesh
13 Shkurt, 14:37
-
Bubullima, shi e breshër në Emiratet e Bashkuara Arabe, jepet alarmi për përmbytje! Puna dhe mësimi zhvendosen online
12 Shkurt, 16:38
-
Bie ‘miti’ i Dubait? Balla pas arrestimit të ish-anëtarit të bandës së Durrësit: I kemi dorëzuar Emirateve të Bashkuara marrëveshjen për ekstradimet
9 Shkurt, 13:18
-
Në kërkim për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, arrestohet në Dubai ish-anëtari i bandës së Durrësit Julian Meçaj
8 Shkurt, 15:26
Ke mreti lek boll.
Përgjigju