Duket se shiu i sotëm dhe breshëri i rënë në Tiranë ka qenë i pazakontë sipas sinoptikanëve pasi sasia ishte jashtë çdo parashikimi. Meteorologia Tanja Porja thotë në një status në Facebook se përgjatë 20 minutave në kryeqytet kanë rënë 62.6 milimetra shi, një sasi kjo thuajse e njëjtë me sasinë mesatare të shiut që bie gjatë një muaji në kryeqytet.
Mini-stuhi tropikale në Tiranë: 60 minuta kanë mjaftuar për të regjistruar 62.6 mm shi, sasi e cila është sa norma e reshjeve mujore për qytetin e Tiranës (norma mujore 63 mm).
Intensiteti maksimal i reshjeve është vrojtuar në intervalin 14:30 – 14:50, kohë gjatë së cilës është vrojtuar maksimumi i aktivitetit dinamik të atmosferës duke diktuar lëvizje të fuqishme vertikale të ajrit dhe për pasojë stuhi breshëri me diametër nga 1.5 në 3 cm.
Po ashtu, ka patur një thyerje të thellë prej 10.2°C, të fushës termike ku në vetëm 1h, temperaturat janë ulur nga 28.9°C në 18.7°C.
Postimi i Tanja Porjes
Shtrëngata shiu përfshinë Tiranën mesditën e kësaj të premte, duke shkaktuar probleme në disa akse rrugore. Bllokimi i kolektorëve solli përmbytje në zonat përreth qendrës së Tiranës si Bulevardin Dëshmorët e Kombit dhe kryqëzimin e bulevardit Zogu i Parë.
Shkencëtarët nuk flasin kot, ndryshimet klimatike si pasojë babëzisë së njeriut.
Përgjigju