Moti i keq i shoqëruar me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta ere ka shkaktuar incidente në portin e Durrësit.
Anija e mallrave “Fides” është përplasur me tre peshkarexha, ndërsa si rezultat kanë mbetur të plagosur dy peshkatarë.
Ata u transportuan menjëherë në drejtim të spitalit të Durrësit, ku mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.
Peshkarexha "Karmela" është dëmtuar më tepër se 2 të tjerat, ndërsa trageti nuk ka pësuar dëmtime.
Forcat e Sigurisë Portuale kanë marrë masa për stabilizimin e situatës së krijuar nga stuhia detare dhe fortunali i mesditës së sotme.
Ndërkaq, anija “Fides”, e cila kishte përfunduar shkarkimin u largua nga porti sipas programit të paracaktuar.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com