/ATSH/. - Sulmuesi uruguajan, Luis Suarez, ka mbetur i kënaqur me golin e realizuar kundër PSG-së. Suarez theksoi pas ndeshjes se tani loja e katalunasve është lojë ekipore dhe është duke u përmirësuar, shkruan gazeta Express.
"Ne jemi përmirësuar si grup shumë. Ne e dimë se bashkë mund të arrijmë gjithçka dhe po e bëjmë një gjë të tillë", u shpreh Suarez.
"PSG është një skuadër e mrekullueshme. Unë mendoj se ata luajtën mirë, por në pjesën e dytë ne ishim më të relaksuar, e kontrolluam ndeshjen dhe me epërsinë 2-1 mund të bënim presion", shtoi uruguajani.
/Shqiptarja.com