Subashi kërkon mandatin e tretë në Fier: Fokusi tek turizmi dhe bujqësia! S’i druhem as PD-se e as Berishës e Metës

Armando Subashi i cili kërkon mandatin e tretë për të drejtuar qytetin e Fierit në logon e Partisë Socialiste, thotë në këtë qytet ka ndryshuar gjithçka dhe është bërë një punë kolosale në gjithë këto vite. Në një intervistë për emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, Subashi paraqiti edhe projektet që do të vihen në punë, ndërsa theksoi se prioritet do të jetë turizmi dhe bujqësia.

‘Nëse do të kthehemi pas mbrapa atë që kemi gjetur në 2015 nuk ka asnjë dallim, asnjë ngjasim me situatën e sotme. Situata ka qenë kudo tejet problematike, banorët kanë pasur probleme me rrugët, me pastrimin e mbetjeve, kanë pasur probleme me një sërë problemesh të tjera bazikë. Ka pasur komuna dhe bashki që në 2 apo 3 muajt e fundit të vitit nuk merrnin dot pagat e veta e jo më të kryenin shërbime në shërbim të qytetit. Në Fier ka ndryshuar gjithçka, qendra e qytetit! Të gjitha mbetet të shkojnë në impiantin e përpunimit të mbetjeve. Ka qenë një punë kolosale që kemi bërë këto vote. Trokasim ballëhapur në çdo derë. Dy shtyllat kryesojë të programit tonë janë bujqësia dhe turizmi! Edhe politikat e qeverisë edhe investimet tona si bashki janë përqendruar në bujqësi, por do të përqendrohen akoma dhe më shumë. Do të rrisim volumin e punës për pastrimin e kanaleve kulluese.  Sa i takon turizmit, është një nga degët e munguara në Fier. Fakti që nuk janë bërë investime vija bregdetare i ka shpëtuar abuzimeve me ndërtimet. Kemi filluar të të hartojmë një masterplan për zhvillimin e bregdetit. Edhe turizmi kulturore ka shumë potencial.’- tha Subashi.

I pyetur nga gazetari Arbër Hitaj për akuzat e rivales së tij Eriselda Çelaj se po bëhet shantazh qytetarëve që takojnë përfaqësuesit opozitar, kryetari aktual i bashkisë, tha ato po përgatisin alibinë e humbjes.

‘Fushata sipas mendimit tim është duke ecur normalisht. Kam qenë derë më derë, kemi pasur takime me njerëzit. Është një fushatë e shtrirë në disa dimensione. S’kam dëgjuar për shantazhe, pot duke parë se kanë gjithmonë e më shumë ftohtësinë që kanë në terren, kanë përgatitur alibinë e humbjes.  Puna nuk të tradhton, por të jep shpërblimin. S’kemi nevojë për asnjë histori tjetër.’- tha Subashi.

Nga ana tjetër Subashi thekoi se opozita edhe sikur të ishte e bashkuar, nuk do të ketë shanse që të fitojë në Fier.

‘Nuk i druhem as PD-së as Bashkë Fitojmë, edhe nëse do të ishin bashkë përsëri diferenca mes nesh dhe atyre është goxha e konsiderueshme. ‘- u shpreh Subashi.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb