TIRANE, 1 Dhjetor /ATSH/- Ministria e Bujqësisë gjatë vitit 2015 do të lëvrojë 1,9 miliardë lekë subvencione në mbështetje të fermerëve dhe zhvillimit rural.
Ekspertë të këtij dikasteri po bëjnë përpjekje për të rritur masën e financimit në përputhje me kërkesat e fermereve gjithnjë në rritje, krahasuar kjo edhe me trendin e vendeve të rajonit.
Sipas strategjisë së Zhvillimit Rural, për vitin 2015, target grupi kryesorë, parashokohet të jetë rritja e investimeve në bujqësi, blegtori, peshkim dhe agrobiznes, Ndërsa paralelisht me këtë strategji ka nisur diskutimi me grupet e interesit me qëllim përthithjen e drejtëpërdrejtë të këtij financimi në mbeshtetje të zhvillimit rural.
Për vitin 2015, ministria e Bujqësisë parashikon edhe lehtësim të proçedurave të aplikimit për financime në bujqësi, duke parë me prioritet rritjen e masës së përfitimit dhe numrin e fermerëve që do të marrin mbështetje nga buxheti i shtetit, për të nxitur konkurrueshmërinë dhe standardet e prodhimit .e,xh/f.n/









