Në valën e protestave që ka përfshirë Sudanin, shënohen sot 19 të vdekur, të cilët protestuan kundër rritjes së çmimit të bukës. Përveç protestuesve, mes të vrarëve janë edhe dy policë.

Përveç të vrarëve, 219 persona të tjerë janë plagosur. Ndërkohë që shumica janë vrarë gjatë përleshjeve në terren, raportojnë mediat.

Shoqata e gazetarëve sudanezë deklaroi se do të hyjë në grevë urie me protestuesit, për të kundërshtuar dhunën që po ushtrohet nga qeveria.

 “Deklarojmë grevën treditore duke nisur nga 27 dhjetori, për të protestuar kundër dhunës që po ushtrohet nga qeveria kundër demonstruesve”, tha rrjeti i gazetarëve.