'Sudja' moderne/ Flet bashkëjetuesi i sekseres së arrestuar: U mashtruam nga Dritani, sillnim njerëz që të shpërbleheshim (VIDEO)

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga skema e mashtrimit që përdornin 6 punonjëset e fondit 'Besa'. Në një prononcim për medait, bashkëjetuesi i sekseres, Orkida Driza, e cila është në burg, Ervis Doko, ka thënë se ai dhe bashkëjetuesja e tij kanë qenë thjeshtë viktima të kësaj skeme piramidale. Më pas ai ka thënë se ishte një person me emrin Dritan që u ka thënë që të sjellin sa më shumë njerëz dhe në këtë mënyrë ata do të shpërbleheshin me 30-40 mijë lekë, shumë kjo që sipas tij nuk do tu kërkohej më. Ndër të tjera Ervis Doko ka thënë se si Dritani kishte edhe shumë sekserë të tjerë ndërsa edhe vetë kishte aplikuar për kredi dhe vijonte ta paguante.

"Unë nuk kisha lidhje. Personi Dritani më tha ça të keni të afërm sillini se është pa probleme shuma që merrni nuk paguhet se është drejt mbylljes. Dritani ishte ai që merrte lekët dhe i çonte tek drejtoresha. Sekser. Ka patur shumë sekserë si puna ime. Bashkë me bashkëjetuesen time, çoja te zyra çoja certifikatë te zyra. Shpërblenin 300 400 mijë leksh. Kam aplikuar edhe për vete. Paguaj çdo muaj. Nuk kam patur asnjë ulje. Kam patur kontakte vetëm me Dritanin." ka thënë ndër të tjera, bashkëjetuesi i sekseres së arrestuar.

Nga ana e saj 41-vjecarja Orkida Driza deklaroi se është e gatshme të bashkëpunojë me drejtësinë pasi atë e kanë përdorur dhe në këtë skemë fiktive ajo ka përfshirë edhe fëmijët e saj. Këtë e ka pahuar edhe avokati mbrojtës duke thënë se klientët e tij ishin ashtuar për shkak se nuk i dinin ligjet.

"Klientja ime, dhe Ervisi janë viktima. Duke mos i ditur mire ligjet dhe kushtet ekonomike janë mashtruar. Ata i kanë thënë se kush person do të sillni do të merrni shpërblime dhe kështu kanë bërë. Ervisi kërkon bashkëpunim edhe me Prokurorinë edhe me fondacionin. Orkida Driza. ka kaluar edhe fëmijët se nuk e ka ditur se është skemë mashturese. Zonja Albana kanë besuar. Atë qeë thonë klinete i kanë thënë ikni pa merak. Nuk janë punonjës të fondacionit." ka deklaruar avokati mbrojtës.

Në skemën e kredive fiktive deri më tani rezultojnë 160 të tilla, ndërsa për të shlyer detyrimet ndaj kompanisë drejtoresha Albana Imami e cila prej 15 vitesh ishte pjesë e fondit Besa kishte nisur dhe skemën e piramidave duke marrë para me % në hua jashtë sistemit bankar. Drejtoresha me anë të skemës piramidale kishte vjedhur 1.7 milion euro. Drejtoresha e filialit të fondacionit të kredive të vogla "Besa", Albana Imami do të qëndrojnë në burg deri në përfundim të hetimeve.  Mes të arrestuarve që do të qëndrojnë në burg janë edhe oficerët e kredive, Blerina Kanani, Matilda Domi, dhe Mihal Hanxhari si dhe ndërmjetësuesja për gjetjen e personave për kredi fiktive Orkida Driza. Ndërsa Esmeralda Vaso, 38 vjeçe, oficere kredie në një nga degët e filialit të Fondacionit do të qëndrojë nën masën e sigurisë "arrest shtëpie".

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Toni: 26/08/2019 18:26

    Ju doni djegur mes qytetit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Përfitojnë 177 mijë pensionistë në Tiranë/ Nis aplikimi i të moshuarve për abone falas

Përfitojnë 177 mijë pensionistë në Tiranë/ Nis aplikimi i të moshuarve për abone falas