STOKHOLM, 2 dhjetor /ATSH-AFP/ - Demokratët suedezë (ekstremi i djathtë) njoftuan sot se do të mbështesin buxhetin e propozuar nga opozita duke vendosur në minoritet qeverinë e majtë dhe zhytur vendin në një krizë politike.
"Ne do të japim votat tona për buxhetin e Aleancës (opozita e qendrës së djathtë), njoftoi në një konferencë shtypi në Stockholm, presidenti i përkohshëm i partisë Mattias Karlsson.
Ky vendim detyron qeverinë të negociojë një zgjidhje me partitë e tjera politike.
Kryeministri suedez, Stefan Lofven theksoi sot se do të jepte dorëheqjen, dy muaj pas marrjes së funksionit, nëse projektbuxheti i tij 2015 do të refuzohet nga Parlamenti.
Lofven, i cili mbështetet nga një maxhorancë relative me dy parti të koalicionit qeveritar (socialdemokratët dhe të Gjelbërit) dhe mbështetja e partisë së majtë, është shprehur në një intervistë për të përditshmen "Dagens Nyheter" se nëse buxheti i opozitës do të ishte i preferuar, ai do të largohej./
/ec/  a.jor.