STOKHOLM, 2 dhjetor /ATSH-AFP/ - Kryeministri suedez, Stefan Lofven theksoi sot se do të jepte dorëheqjen, dy muaj pas marrjes së funksionit, nëse projektbuxheti i tij 2015 do të refuzohet nga Parlamenti.
Lofven, i cili mbështetet nga një maxhorancë relative me dy parti të koalicionit qeveritar (socialdemokratët dhe të Gjelbërit) dhe mbështetja e partisë së majtë, është shprehur në një intervistë për të përditshmen "Dagens Nyheter" se nëse buxheti i opozitës do të ishte i preferuar, ai do të largohej.
"Që të qëndroj dhe ta zbatoj atë projektbuxhet, kjo përjashtohet", deklaroi ai.
I pyetur në lidhje me mundësinë e një shpërbërjeje të Parlamentit, ai u përgjigj se "kjo mundësi ekziston në një pikëpamje kushtetuese"./
/ec/ a.jor.











