SUEDI - Në Goteborg të Suedisë klientët e një restoranti kanë përjetuar momente terrori kur dy persona të armatosur kanë nisur të gjuajnë me armë brenda një restoranti. Ngjarja ka ndodhur në Goteborg dhe raportohet për të paktën dy të vdekur dhe 8 të plagosur.

Sipas zyrtarëve policorë bëhet fjalë për një krim të rëndë të lidhur me përplasjet mes bandave rivale. Ata kanë sqaruar se ky sulm nuk ka asnjë lidhje me terrorizmin dhe se të shtënat kanë ndodhur në një qytet tradicionalisht të lidhur me dhunën dhe grupet e bandave të organizuara.

Sipas autoriteteve është ende herët për të kuptuar motivet e sulmit me armë por të dhënat çojnë tek lidhjet mes këtyre bandave.

Një dëshmitar në vendngjarje ka thënë se dy personat e armatosur hynë në restorant dhe nisën të gjuanin me armë automatike. 


(Gre.M/Shqiptarja.com)